Artistët paralajmërojnë maxhorancën: Teatri nuk do të shembet, me ose pa ju!

E Enjte, 25 October 2018 11:57

Ditën e sotme artistët janë mbledhur përpara godinës së Kuvendit, ku pritet të jepet verdikti i fundit për “Ligjin e Teatrit”.

Në deklaratën e lexuar nga regjisori Edmond Budina, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u kërkon deputetëve të pranojnë dekretin e presidentit Ilir Meta dhe të mos votojnë ligjin për shembjen e Teatrit, ndërsa i paralajmërojnë se kushdo që voton për të do të bëhet palë në vjedhje.

“Sot, nuk ka asnjë deputet që mund të shfajësohet duke thënë se nuk ishte i informuar për atë që po ndodhte teksa po votoni për herë të tretë për këtë problem.
Si rrjedhojë, kushdo që voton për miratimin e atij ligji famëkeq sot po bëhet haptazi palë në vjedhje kundra interesit publik dhe në shkelje të Kushtetutës. Çfarëdo që të bëni në pjesën e mbetur të jetës tuaj, kudo që të shkoni, me cilindo të takoheni, kjo votë do ju ndjekë nga pas! Do konsideroheni përherë si deputetët që votuat për të vjedhur popullin tuaj!”, u shpreh Budina gjatë deklaratës para kamerave.

Ditën e sotme Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka rrëzuar dekretin e Presidentit mbi ligjin për Teatrin. Të pranishëm në komision ishin vetëm përfaqësuesit e maxhorancës. Verdikti i fundit për këtë ligj pritet të jepet në seancën e sotme plenare në Kuvend.

DEKLARATA E PLOTË

Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë,
Ju jeni mbledhur sot për të rishqyrtuar një dekret të Presidentit në lidhje me ‘ligjin special’ për prishjen e Teatrit. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka një kërkesë të thjeshtë ndaj jush: pranoni dekretin dhe rrëzojeni njëherë e mirë këtë çmenduri anti-kushtetuese!

E gjithë nisma e Qeverisë për prishjen e Teatrit është një nga shkeljet më të qarta të Kushtetutës së vendit tonë. Ajo synon të grabisë tokë publike e private ne mes të Kryeqytetit për t’ia dhuruar klientëve të Kryeministrit në një kohë kur Gjykata Kushtetuese nuk funksionon. Nuk ka dhe nuk ka pasur kurrë asnjë qëllim përveç këtij.

Kjo situatë është shpjeguar në mënyrë të vazhdueshme e të qartë jo vetëm nga Aleanca, shkrimet e panumërta të shumë intelektualëve publik vendas e të huaj, por edhe nga dy dekrete të detajuara të Presidentit. Sot, nuk ka asnjë deputet që mund të shfajësohet duke thënë se nuk ishte i informuar për atë që po ndodhte teksa po votoni për herë të tretë për këtë problem.
Si rrjedhojë, kushdo që voton për miratimin e atij ligji famëkeq sot po bëhet haptazi palë në vjedhje kundra interesit publik dhe në shkelje të Kushtetutës. Çfarëdo që të bëni në pjesën e mbetur të jetës tuaj, kudo që të shkoni, me cilindo të takoheni, kjo votë do ju ndjekë nga pas! Do konsideroheni përherë si deputetët që votuat për të vjedhur popullin tuaj!

Votimi i sotshëm është i rëndësishëm për ju. Jeni ju ata që duhet të vendosni se me çfarë reputacioni dhe imazhi do perceptoheni në publik nga sot e tutje.

Për ne, votimi i sotshëm është thjesht konfirmimi i radhës se kemi të bëjmë me një qeveri të paskrupullt, jo thjesht të korruptuar, por qartazi kriminale, e cila nuk ndalet para asgjëje me qëllim kryerjen e grabitjes se planifikuar. Aleanca ka shprehur haptazi qëndrimin e saj se Teatrin do e mbrojmë deri në fund, edhe me trupat tanë po të jetë e nevojshme. Sido që të votojnë sot deputetët, rruga jonë është e qartë. Me apo pa deputetët, Teatri nuk do shembet!!!

Sot janë deputetët që duhet të vendosin në cilën anë të historisë qëndrojnë.
Mos u bëni palë me vjedhjen!
Mos u bëni palë me shkeljen e Kushtetutës!
Brezat që vijnë nuk do ua falin aq kollaj sa mund të mendoni ju.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...