Arrestohet në Tiranë pedofili italian, prej 4 vitesh i fshihej drejtësisë italiane

E Enjte, 25 October 2018 14:37

Një shtetas italian , i cili ishte i dënuar nga gjykata atje për krime ndaj të miturve është arrestuar në Tiranë.

Operacioni u krye në bashkëpunim të ngushtë mes Policisë së Shtetit me Shërbimin Qendror Operativ në Drejtorinë e Përgjithshme Antikrim, skuadra e lëvizshme e kuesturës së Romës dhe Zyra e Interforcës pranë Ambasadës Italiane në Shqipëri.

"Hetimi ka nisur në mes të muajit Tetor dhe u mbyll me sukses në më pak se 15 ditë, falë bashkëpunimit intensiv ndërmjet agjencive tona dhe atyre italiane. Shtetasi i arrestuar quhet Masimilliano Croce, 45 vjeç, nga Ciampino, Romë, i diplomuar për pedagogji për të mitur."

Sipas vendimit të gjykatës italiane, ky shtetas, në periudhën 2007 - 2014 ka kryer krime kundër të miturve, abuzime me fëmijë, pedofili.

Në vitin 2017 është dënuar nga kjo gjykatë me vendim të formës së prerë, me 16 vite burg, për veprën penale “Dhunë seksuale ndaj të miturve”. Ky shtetas, gjatë periudhës së kryerjes së këtyre krimeve, ka shërbyer si mësues komuniteti për fëmijët e varfër dhe jetimë, në provincat e Romës dhe në qytetin e Romës.

Pas shkëmbimit të informacionit në kohë reale midis kolegëve italianë dhe Drejtorisë Hetimore Qendrore pranë Departamentit të Policisë Kriminale, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i autorit, i cili fshihej në një banesë me qira në një zonë periferike të Tiranës. Autori i arrestuar i fshihej drejtësisë italiane prej më shumë se 4 vitesh.

Operacioni i kryer është rrjedhojë e bashkëpunimit shumë të mirë mes dy vendeve, dhe tregon edhe njëherë rritjen e besimit reciprok mes palëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...