Mjeshtri i çative 85 vjecar gjirokastrit, nuk i ndahet zanatit

Diel, 28 October 2018 15:58

Pano Vlashi, 85 vjeç nga Zagoria, është mjeshtri më i vjetër i këtij zanati në Gjirokastër.

Vetëm këtë verë, ai ka shpëtuar më shumë se 10 çati masive në Gjirokastër, e shumë të tjera në zonat përreth.

Me 70 vite eksperiencë mbi shpinë, ai thotë se është ende në gjendje të punojë dhe t’i japë drejtimin ujit mes rrasave të gurit mbi çatitë e banesave historike në të gjithë Jugun.

Restauruesi i mbi 25 çative të kishave mesjetare të zonës thotë se, vetëm puna e mban në formë njeriun. Ai nisi ta mësojë profesionin kur ishte 15 vjeç, e prej atëherë nuk është ndalur. Pano Vlashi shpenzon mbi 10 orë çdo ditë mbi çati, por thotë se nuk ka pësuar asnjëherë ndonjë aksident, me gjithë rreziqet që bart restaurimi i çative.
Mjeshtri 85-vjeçar tregon se ia ka trashëguar profesionin të birit, por ende ai është kryemjeshtri. Pavli Qape, pronari i një banese historike thotë se të gjithë ia besojnë çatitë mjeshtrit Pano Vlashi.

Rrahja e çekiçit të çatipunuesit është shpresë për Gjirokastrën, por mjeshtrat janë gjithnjë e më të paktë në numër. E ardhmja e profesionit, sipas Pano Vlashit do të vendosë edhe të ardhmen e mbrojtjes së qytetit dhe trashëgimisë së ndërtimit.

Top Channel

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...