Prej 25 vitesh rruga drejt kalasë së Beratit e amortizuar

Diel, 28 October 2018 16:46

Muajin që vjen do të nise investimi për rehabilitimin e rrugës drejt Kalasë së Beratit.

Prej vitesh rruga që të çonte në lagjen “Kala” ndodhej në gjendje të mjerueshme. Në këtë aks rrugor lëvizin çdo ditë turistë të thuaj dhe vendas.

Në këtë rrugë nuk është vënë dorë prej 25 vitesh. Aksi rrugor nga hyrja e qytetit të Beratit deri në lagjen muzeale “Kala” të ofron gropa pa fund. Totalisht i amortizuar, ka rrëshqitje të rrugës në të gjithë gjatësinë e saj.

Shtimi i turistëve vitet e fundit e bëri akoma më të vështirë qarkullimin në këtë zonë. Lëvizja e autobusëve në një rrugë të ngushtë bëhej shkak për bllokimin e saj. Kryebashkiaku i Beratit pranoi gjendjen e vështirë, por dha lajmin e mirë që muajin tjetër do të nisë investimi për këtë aks rrugor.

“Do jetë një rrugë me tërë parametrat. Do jetë me dy kalime të plota, për mjete edhe të gjatësisë së madhe, për autobusa 55 vendësh. Do ketë trotuare në të gjiuthë gjatësinë e vet. Mjaftonte 10 autobuss në qafën e “Kalasë” dhe qarkullimi bllokohej. Tashmë me këtë investim rruga nuk do të bllokohet”, u shpreh Petrit Sinaj.

Vlera për rehabilitimin e rrugës kap shifrën e 3 miliardë lekëve ndërkohë që me një tjetër donacion nga BERZH do të investohet edhe në lagjet muzeale “Goricë” e “Mangalem”./abcnews.al

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...