Qeveria do japë me koncesion PPP autostradën Tiranë-Durrës për 380 mln euro me 2019, paketa arrin 2 miliard euro

Tuesday, 30 October 2018 06:57

Qeveria shqiptare ka planifikuar të nënshkruaje edhe tre kontrata të reja koncensionare në infrastrukturën rrugore dhe aeroportuale. Ndër to spikat dhënia me koncesion e Autostradës, Tiranë- Durrës kundrejt vlerës 49 miliardë lekë ose rreth 385 milionë euro. Projekti përfshin ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës.

Projekte të reja janë autostrada Kashar-Rrogozhinë me 84 miliardë financim ose 660 milionë euro. Gjithashtu kontrata e koncesionit për aeroportin e Vlorës parashikohet te financohet me PPP me 14 miliardë lek ose rreth 110 milionë euro dhe Aeroporti i Kukësit me një vlerë 884 milionë lekë ose rreth 5 milionë euro.

Të gjitha koncesionet reja që pritet të nënshkruhen vitin që vjen me PPP që përfshijnë shkollat në Tiranë, Spitalin rajonal të Fierit, 6 akse rrugore dhe dy aeroporte kushtojnë gjithsej 262 miliardë lekë, duke e kaluar vlerën e 2 miliardë eurove.

Pjesa e pagesave nga buxheti për koncesionet PPP po zgjerohet nga viti në vit, për shkak të nënshkrimit të kontratave të reja.

Ministria e Financave programon të paguajë vitin tjetër për financimin e koncesioneve rreth 12,6 miliardë lekë ose rreth 100 milionë euro me kursin aktual të këmbimit, sipas programit të projektbuxhetit 2019, me një rritje 72% ne krahasim me faktin e këtij viti.

Vitin që vjen janë parashikuar të financohen 12,6 miliardë lekë nga 7,3 miliardë lekë të planifikuara për tu paguar këtë vit. Në fillim të vitit 2018 ishin planifikuar 9.3 miliardë lekë financime për koncesionet, por mos hyrja në fuqi e kontratës së koncesionit të shërbimit laboratorik dhe për inceneratorët e kanë ulur shumën e financimit ne 7.3 mld leke.

Ministria e Financave sqaron se shuma e përgjithshme e pagesave vjetore neto, që kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat rezultojnë nga kontrata koncesionare apo partneriteti publik privat (PPP), si rregull, nuk duhet të tejkalojnë kufirin prej 5 për qind të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor. Në rast tejkalimi të këtij kufiri, Këshilli i Ministrave merr masa korrektuese në krahun e të ardhurave buxhetore, të nevojshme dhe të mjaftueshme, për t’u rikthyer brenda kufirit të lejuar, gjatë dy viteve të ardhshme buxhetore.

Gjithashtu Ministria e Financave vlerëson se financimi i kontratave koncesioneve është një nga rreziqet më të mëdha që i kanosen stabilitetit të financave publike.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...