Qendrat shëndetësore në Rrogozhinë, shndërrohen në fole gjarpërinjsh

Tuesday, 30 October 2018 18:56

Qendrat shëndetësore popullohen nga zvarranikë dhe shpendë të ndryshëm. Kështu ka ndodhur me qendra shëndetësore në Zhabjak, në Kryevidh të Bashkisë Rrogozhinë, të cilat më shumë se njerëzve, u shërbejnë si fole gjarpërinjve dhe laraskave.

Myku ka mbuluar gjithçka, që nga orenditë e deri te përparësja e infermierit.

Përparim Demiri, infermier në këtë qendër shëndetësore, tregon se sa e vështirë është të punosh në të tilla kushte.

“Nuk mund ta mbaj dot as një minutë të sëmurin në këto kushte”, thotë infermieri.

Banorët shprehen se kjo situatë ka me vite të tëra dhe të gjendur përpara kësaj situate, ata shpesh janë të detyruar që të shkojnë në Kavajë, natyrisht me më shumë kosto.

Kjo qendër shëndetësore i vjen në ndihmë rreth 2 000 banorëve të fshatit Kryevidh.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...