Kosovari i laboratorit të drogës në Has, lirohet nga policia pas arrestimit

Tuesday, 30 October 2018 19:56

Aksioni i policisë shqiptare në Has i cili u trumbetua si një nga arritjet më të mëdha të uniformave blu, ishte blof që në fillim, pasi u arrestuan vetëm disa fshatarë, një i moshuar 76 vjeç si dhe një grua.

Pas hetimeve doli në dritë se emri i një prej organizatorëve kryesorë ishte Admir Hoxha i cili ishte arratisur.

Dorëheqja e Fatmir Xhafajt, ankth ndryshimesh në kupolën drejtuese të Policisë

Pikërisht në 18 tetor, ditën që u bë dhe ndërhyrja e forcave speciale në Has, në pikën kufitare të Morinës u ndalua shtetasi Naser Adem Gashi, mbi të cilin kishte një vendim Gjykate në Tiranë ku ai ishte i dnëuar me 7.4 vite burg.

Në momentin e arrestimit në Morinë Gashi, ishte duke lëvizur me dokument të rremë nën identitetin e  Samir Bula.

Burime nga  policia sapo zbuluan se Gashi ishte në listën e personave në kërkim, policia kufitare e Morinës i vuri prangat dhe e dorëzoi në Drejtorinë e Policisë së Qarkut, Kukës.

Skandali qëndron në atë që ndodhi me të arrestuarin në Drejtorinë e Policisë së Kukësit. Gashi nuk u dërgua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku duhej të niste vuajtjen e dënimit, por në rrethana të dyshimta, u la i lirë.

Arsyet se pse u lirua Naser Adem Gashi janë ende të paqarta, por gjasat janë se policët e Kukësit nuk e dinin se kishin në qeli një person me rrezikshmëri të lartë, pjesë e operacionit të forcave speciale në Has. Pavarësisht kësaj, Naser Gashi duhej dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, sepse mbi të rëndonte dënimi me mbi 7 vite burg për trafik droge.

Kur policët e Kukësit kuptuan se kishin lënë të lirë një nga kokat e trafikut të drogës ishte tepër vonë. Të dhënat e Naser Gashit janë rikthyer këto ditë në të gjitha pikat kufitare me shpresën se ai do të arrestohet sërish, por deri tani nuk ka asnjë rezultat. Në faqen e policisë së shtetit, Naser Gashi rezulton ende në listën e personave në kërkim.

I njëjti burim tha se po tentohet që skandali të mbahet i fshehtë, por mjafton të kontrollohen regjistrat e ndalimit të datës 18 tetor në pikën kufitare të Morinës, për të kuptuar se një nga organizatorët e trafikut të heroinës në Has ishte në duart e policisë dhe u la i lirë, vetëm disa orë më pas.

Madje drejtues të Policisë së Shtetit kanë udhëtuar drejt Kosovës këto ditë, për të kërkuar me ngulm nga kolegët kapjen e Gashit dhe mbylljen e skandalit në heshtje. Në laboratorin e heroinës në fshatin Brenogë të Hasit u

Në operacionin e Hasit, morën pjesë rreth 1.500 forca policore operacionale, FNSH, RENEA dhe nga efektivë nga Policia lokale. Aty u sekuestruan 182.5 kg morfinë dhe 22 litra lëndë e lëngshme, që përdoreshin për prodhimin e heroinës.

Kjo lëndë dyshohet se ka ardhur nga Turqia. Me ndihmën e disa shtetasve nga Gjakova, të identifikuar nga policia, ajo mbërrinte në këtë fshat të Hasit ku kthehej në heroinë. Dyshimet e policisë janë se me pas ajo transportohej për në Durres me destinacion final vendet e Evropës.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...