Shqipëria e “dhënë me koncesion”, në 2019 vlera e PPP-ve arrin 12 miliardë euro

E mërkurë, 31 October 2018 06:50

Pasuritë kombëtare të dhëna me koncesion kanë arritur vlerën e 807 miliardë lekëve ose 6.3 miliardë eurove sipas të dhënave zyrtare të azhurnuara në projektbuxhetin 2019.

Vlera e koncesioneve vitin që vjen do të arrijë rreth 46% e PBB-së e cila pritet të në vlerë nominale 1,7 trilion lekë vitin e ardhshëm (rreth 12 miliardë euro).

Rreth gjysma e kësaj vlerë 391 miliardë lekë janë koncesioneve në sektorin e energjetikes, të cilat nuk janë ngarkesë për buxhetin, pasi ato janë financime tërësisht private për shfrytëzimin e pasurive kombëtare kryesisht ndërtim HEC-esh të reja. Kostoja më e madhe e tyre ështe në mjedis, pasi shumë nga këto objekte po bëhen në zonat e mbrojtura dhe po shkatërrojnë zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.

Më shumë se 22 miliardë lekë është vlera e kontratave të dhëna në sektorin e shëndetësisë dhe 28 miliardë lekë është vlera e kontratave koncensionare të dhëna në sektorin tatimor dhe doganor.

Vlera më e madhe i përket kontratave me PPP të dhënave tre vitet e fundit të cilat financohen tërësisht nga buxheti i shtetit dhe kapin një vlerë mbi 260 miliardë lekësh, ku koston më të madhe e ka ndërtimi i 6 akseve rrugore me koncesion.

Ndërsa 74 miliardë lekë llogariten si kontrata shërbimesh, ku spikasin ajo për Aeroportin Nënë Tereza, dhe koncesioni për mirëmbajtjen e autostradës Durrës- Kukës.

Për periudhën 9 mujore të këtij viti buxheti i shtetit financoi 6.3 miliardë lek për koncesionet PPP.

Fondet buxhetore të planifikuara për vitin 2018, me destinacion mbështetjen nga buxheti për kontratat koncesionare/PPP, janë në total 7.37 miliardë lekë. Nga këto, 2.85 miliardë lekë janë investime dhe 4.5 miliardë lekë shpenzime korente.

Kundrejt faktit të vitit 2017 që kapi vlerën 6.5 miliardë lekë, plani 2018 rezulton rreth 13.2% më i lartë ose 858.7 milionë lekë më shumë.

Pagesat faktike në total për 9-mujorin 2018, rezultojnë 6.4 miliardë lekë ose 79.3% e planit vjetor 2018. Nivelin më të lartë të pagesave e ka shënuar muaji Mars me 1.85 miliardë lekë disbursim, nga të cilat 1.35 miliardë lekë është pagesa “one-time” e kontratës konçesionare të HEC-it mbi lumin Devoll.

Bazuar në parashikimin e ecurisë së pagesave për periudhën e mbetur të vitit 2018 (tetor-dhjetor), fondi i planifikuar për t’u shpenzuar është 1.24 miliardë lekë, nivel ky që do të përmbushte 100% planin vjetor të miratuar për vitin 2018.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...