Bulger, mafiozi famëkeq i Bostonit gjendet i vdekur në burg

E mërkurë, 31 October 2018 07:04

Mafiozi famëkeq i Bostonit James (Whitey) Bulger, i cili bënte një jetë të dyfishtë si informator i FBI-së dhe që dikur ishte një nga arratisurit më të kërkuar të Amerikës, u gjet i vdekur në burg të martën, njoftuan zyrtarët amerikanë.

Trupi i 89-vjeçari Bulger u zbulua në një burg të Virxhinias Perëndimore. Zyra Amerikane e Burgjeve tha se FBI-ja po heton vdekjen.

Gazeta Boston Globe, e cila ka shkruar gjerësisht për jetën e krimit të mafiozit Bulger dhe për 16 vitet që kaloi në arrati deri në kapjen e tij më 2011, njoftoi se një i burgosur tjetër i lidhur me mafian është duke u hetuar në lidhje me vrasjen e James Bulger-it.

Bulger po vuante një dënim të përjetshëm. Ai u shpall fajtor në vitin 2013 për 11 vrasje, nën akuza që përfshinin mes të tjerash shantazhin. Autoritetet thonë se ai kishte bërë përpjekje maksimale për t’iu shmangur arrestimit, duke vrarë dëshmitarë të mundshëm dhe duke korruptuar zyrtarë të zbatimit të ligjit.

Ishte informacioni i dhënë policisë nga një vajzë islandeze, pjesëmarrëse në një konkurs bukurie, që çoi në arrestimin e tij në Kaliforni, ku ai kishte jetuar me të dashurën e tij Catherine Greig, tani 67 vjeç. Greig u deklarua fajtore për strehimin e tij dhe vazhdon të jetë e burgosur në Minesota.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...