×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Vrjasja në bllok, gjykata merr vendimin për Ervis Martinaj

Diel, 04 November 2018 11:56

Gjykata e Tiranës ka vendosur arrest me burg me afat 30 ditor për Ervis Martinaj. Kujtojmë që Martinaj u arrestua pas përfshirjes në ngjarjen e ish-bllokut, ku një person  mbeti i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur.

Me herët gjykata kishte vendosur arrest me afat 30 ditor për Martinaj. Pas përfundimit të këtij afati prokuroria kerkoi masën arrest me burg duke i shtuar edhe disa akuza të tjera.

Në provat e reja të paraqitura në vijëmsi nga prokuroria,  dy prej armëve që janë përdorur në këtë ngjarje rezultojnë të zhdukura, ndërsa në duart e Martinajt janë evidentuar gjurmë baruti.

“Ekspertimi kimik për faktorët plotësues të qitjes: Konkluzion: “Në katër gjurmëkopjuesit objekte të ekspertimit marrë në dy duart dhe në fytyrën e shtetasin Ervis Martinaj, u evidentuan mbetje të nitritëve dhe nitrateve të cilat ndodhen dhe te mbetjet e qitjes me armë zjarri”, thuhet në një raport të p[rokurorisë, me të cilin është njohur sot dhe avokati i Martinajt.

Ndërsa ndër armët e përdorura atë natë ku në përplasjen me armë të ndodhur në vetëm 60 sekonda nga ku mbeti viktimë Fabian Gaxha dhe u plagos Eljo Hoti dhe biznesmenin Martinaj nga hetimet e prokurorisë dhe krahasimet balistike rezulton se është një armë e cila është përdorur dhe afro një vit më parë në Tiranë në një konflikt të ndodhur në një lloto sport më 26 shtator 2017.

Informacione të vlefshme janë marrë dhe nga ekspertiza që i është bërë në Izrael telefonit të Martinajt, ku ai rezulton se ka komunikuar me miqtë e tij pak para përplasjes me armë.

Sipas prokurorisë nga veprimet e kryera deri ne kete moment procedurial ka dyshime te bazuara ne akte se shtetasi Ervis Martinaj eshte i pajisur me nje tjeter pasaporte si shtetas kosovar me emrin Admir Koca. Pas komunikimit me njesite e bashkepunimit nderkombetar dhe koordinimit per verifikim ka rezultuar se shtetasi Ervis Martinaj, disponon nje tjeter pasaporte me identitetin Admir Koca, te cilen e ka perdorur edhe per te dale jashte kufijve te Shqiperise, dokumentuar me printim nga sistemi TIMS. Dokumentohet në këtë mënyrë qartazi rreziku i ikjes se shtetasit Ervis Martinaj. Për këtë informacion është kërkuar me anë të letërporosisë administrimi i të dhënave nga autoritetet gjyqësore të Republikës së Kosovës pasi dyshohet se i hetuari Ervis Martinaj mund të ketë konsumuar elementë të veprës penale të parashikuar nga neni 189 i K.Penal,

Po ashtu në përgjime Martinaj i kërkonte Hatos dhe Gaxhës që të shkonin te lokali i Popescut dhe të merrnin me vete dhe armët, çka tregon që ky nuk ka qenë një takim i rastësishëm, siç ai ka pretenduar më herë në deklarimet e tij.

Pjesë nga dosja e prokurorisë: 

Nga akti i ekspertimit teknik-elektronik nr.11694, dt.02.11.2018 i aparatit telefonik të sekuestruar të arrestuarit Ervis Martinaj kanë rezultuar këto të dhëna me rëndësi për hetimin :

Në rrjetin whatsapp më datë 04.10.2018 rezultojnë këto komunikime :

Ora 21.12 komunikon me numrin 0699470854 regjistruar me emrin “Boli” me tekst “mer” dhe më pas ora 21.15 “afrohu në blllok përballë bilioner te rrobat e shtrenjta”.

Ora 21.16 komunikon me numrin 0682145816 regjistruar me emrin “San” me tekst “afrohu bllok”, “mer nej gje me vete” dhe ora 21.45 “Ku je?”.

Në regjistrin e kontakteve të aparatit telefonik me emrin Boli është regjistruar numri 0699470854, ndërsa me emrin San numri 0682145816

Në rrjetin telegram më datë 04.10.2018 rezultojnë këto komunikime me kontaktin e regjistruar me emrin “Aldoo” që i përket numrit në regjistrin e kontakteve të aparatit telefonik 0699187239 nga ora 21.04 deri në orën 21.19 :

Ku je (shkruan E.Martinaj)

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...