Në detin e qeseve plastike

Hënë, 05 November 2018 10:09

Mbeturinat plastike në dete po shtohen. BE kërkon të kundërveprojë me masa të ndryshme, por fakt është se lumenjtë e detet më të ndotur ndodhen në Azi e Afrikë. Çfarë mund të bëjë Europa në këto kushte?

Nëse në politikë bëhet fjalë, siç thonë cinikët, në radhë të parë për simbolikën dhe gjestet impresionuese, atëherë BE është në rrugën e duhur. Sepse me ndalimin e paralajmëruar të pirunjve e lugëve njëpërdorimshe, pipave dhe pambukoreve plastike, bota sigurisht do të bëhet një botë më e mirë. Se çfarë efekti ka kjo masë për më shumë pastërti në dete, gjëja më emergjente aktualisht, kjo kalon në plan të dytë. Rëndësi ka që ne në Europë të ndjehemi mirë. Sepse kemi ndërmarrë diçka.

Gjithnjë e më shumë mbeturina plastike

Nuk mund të mohohet: Mbeturinat plastike rreth nesh po shtohen gjithnjë e më shumë. Perime, fruta, mish, sallam, djathë - këto produkte në supermarket i gjen të mbledhura në qese plastike. Çdo libër në librari - i kyçur në plastmas. Shitësja që më ofron simiten e mëngjesit i ka duart të veshura me dorashka plastike. Gati në çdo çantë shpine në metro e nxjerr kokën një shishe plastike njëpërdorimshme. Sikur në zyrat gjermane, në shkolla apo universitete nuk ka rubineta uji. Ato kanë ujin më të kontrolluar e më të shijshëm, po kjo është temë tjetër.

Sigurisht që jo të gjithë këta artikuj njëpërdorimësh zbarkojnë në det. Sepse në Europë ka një sistem të gjerë e funksional të mbledhjes së mbeturinave plastike, madje pjesërisht ndahen edhe materialet e ndryshme, për riciklim. E kush shëtit nëpër brigjet europiane apo del me varkë në Mesdhe e kupton, se problemi i Europës nuk janë pambukoret, pipat dhe dhe pirunjtë plastikë. Sepse më shumë në ujëra gjenden shishe plastike, qese plastike, mbeturina rrjetash të peshkatarëve, shishe shampoje apo ato të vajit për motora. Asgjë nga këto nuk planifikohet të ndalohet. Në një kohë që me sistem rikthimi me pagesë të shisheve ky problem mund të reduktohej radikalisht. Këtu mund ta provojë veten BE!

E megjithatë vatrat më të nxehta të ndotjes së deteve nuk gjenden në Europë. Tetë nga dhjetë lumenj, që të matura me tonelata përditë derdhin në dete mbeturinat më të shumta plastike, gjenden në Azi. Dy të tjerët në Afrikë. Çfarë mund të bëjë Europa? Vetëm të shpërndajë pamje alarmuese në mediat sociale dhe të vajtojë mjerimin e qeseve plastike? Jo, Europa ka mundësi të tjera. Për shembull këtë: Të ndihmojë rajonet që ndodhen në territorin e këtyre lumenjve të ndotur në ngritjen e sistemeve të mbedhjes e riciklimit të mbeturinave. Me qëllim që plehrat të mos hidhen drejt e në ujërat e rrjedhshme në të ardhmen.

Ngritja e sistemit të mbledhjes së mbeturinave ka kosto

Firmat gjermane dhe ato europiane kanë koncepte të zhvilluara teknologjike për këtë. Problemi është se ato nuk do t'i paguajë njeri në këto rajone. Prandaj, nëse për europianët kjo temë është kaq e rëndësishme, atëherë nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të fusim duart thellë në xhep e të iniciojmë vetë projekte të tilla të zhvillimit. Kjo do të ishte një politikë me efekt të qëndrueshëm. Por sigurisht shumë më e kushtueshme, se ndalimi i pirunjve njëpërdorimësh dhe pambukoreve.

Felix Steiner DW

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...