Këmbimi Valutor/ Bie Euro dhe Paundi britanik – Rritet Dollari amerikan

Hënë, 05 November 2018 11:19

Java ka nisur me luhatje për valutat kryesore ndërkombëtare. Euro ka pësuar rënie duke u dobësuar me 0.3 lekë për njësi. Euro këmbehet në pikat e këmbimit valutor sot 124.4 lekë në blerje kundrejt 125.3 lekë në shitje.

Nga ana tjetër, dollari amerikan është forcuar lehtë ndaj monedhës vendase. Valuta amerikane u rrit me 0.2 lekë për njësi, për të kapur kursin e 109.2 lekëve në blerje.

Ndërkohë, sterlina e ka nisur javën në rënie, e cila ka është dobësuar lehtë me 0.3 lekë ndaj lekut nga dita e premte. Sterlina këmbehet sot për 141.7 lekë në blerje dhe 142.5 lekë në shitje.

Sa i takon valutave të tjera, dollari kanadez ka humbur terren ndaj lekut duke rënë me 0.4 lekë për njësi. Tashmë monedha kanadeze këmbehet për 83 lekë në blerje dhe 84 lekë në shitje.

Ndërkohë, dollari australian ka pësuar rënie që nga dita e premte me 0.2 lekë, duke u këmbyer me 78.5 lekë në blerje dhe franga zvicerane e cila gjithashtu ka rënë me 0.3 lekë duke arritur respektivisht kuotën e 108.5 lekëve në blerje.

e.t/SCAN

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

Sport

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo po zhvillon një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së ditës së nesërme kundër Italisë, në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Ai shprehet se...

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

Politikë

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

  Nga Boldnews.al Në fillim të këtij qershori, portal informativ Italian “Open.online” ngriti dyshimet se ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, është pjesë e një grupi investitorësh që kanë përfituar nga shefi i qeverisë së...

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

Politikë

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

    Në samitin e grupit të vendeve më të industrializuara G7në Borgo Egnazia kryetarët e shteteve dhe të qeverive të i kanë garantuar Ukrainës ndihma të reja për mbrojtjen ndaj Rusisë...