Pamje të rënda, si kamioni përplasi për vdekje të moshuarin me biçikletë

Hënë, 05 November 2018 12:17

Zbardhet video e aksidentit të datës 31 tetor të ndodhur në superstradën Lezhë-Milot, ku humbi jetën 78-vjeçari Zef Milloshi.

Siç shihet  edhe pamjet e kamerave të sigurisë të një biznesi aty pranë aksidenti ndodhi pranë kryqëzimit të Rrillës rreth orës 7 e 18 minuta. I moshuari po lëvizte nga Rrila në drejtim të superstradës me biçikletë dhe siç duket dhe nga pamjet ai ka hyrë në mënyre të menjëhershme në superstradë për të prere rrugën, pavarësisht se kamioni po lëvizte me shpejtësi në drejtim të Lezhës.

Momenti kur kamioni përplas të moshuarin me bicikletë

 

Goditja e kamionit ka qenë fatale duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të Zef Milloshit. Siç duket nga pamjet filmike  drejtuesi i kamionit nuk e ka parë biçikletën, e si pasojë nuk ka bërë asnjë manovër për të shmangur aksidentin. Goditja ka qenë e fortë, duke e spostuar për disa metra viktimën nga vendi i përplasjes fillestare, çka i shkaktoi dhe vdekjen e menjëhershme, ndërsa pas përplasjes kamioni ka lëvizur edhe rreth 200 metra nga vendi i ngjarjes dhe më pas është ndaluar.

Por ajo çfarë vihet re është fakti se edhe pse në momentin e ngjarjes ka pasur shumë lëvizje në rruge asnjë nga kalimtaret nuk është ndaluar në vendin e aksidentit edhe pse viktima ishte në mes të rrugës. Kryqëzimi i Rrilës në superstradën Lezhë-Milot është një nga pikat e zeza sa i përket aksidenteve ku në harkun kohor të 10 viteve numërohen më shumë se 12 persona të cilët kanë humbur jetën në këtë vend. Në shumicën e rasteve ka qenë pakujdesia e kalimtareve të cilët kanë tentuar për të kaluar autostradën që është bërë shkak për aksidente me pasoja fatale për jetën./report tv

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

Sport

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo po zhvillon një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së ditës së nesërme kundër Italisë, në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Ai shprehet se...

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

Politikë

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

  Nga Boldnews.al Në fillim të këtij qershori, portal informativ Italian “Open.online” ngriti dyshimet se ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, është pjesë e një grupi investitorësh që kanë përfituar nga shefi i qeverisë së...

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

Politikë

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

    Në samitin e grupit të vendeve më të industrializuara G7në Borgo Egnazia kryetarët e shteteve dhe të qeverive të i kanë garantuar Ukrainës ndihma të reja për mbrojtjen ndaj Rusisë...