Tiranë/ Të rinjtë sherr me armë zjarri

Diel, 15 Prill 2018 17:41
Foto ilustruese Foto ilustruese

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar rreth orës 05:00  të mëngjesit të sotëm në kryeqytet, në bulevardin “Bajram Curri”. Nga të shtënat, nuk raportohet për të lënduar.

Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia, E.D. 32 vjeç, ka qëlluar në drejtim të një makine tip “Fiat Punto” brenda së cilës ndodheshin dy persona: K.M 23 vjeç dhe L.M 34 vjeç.

Nga hetimet paraprake të policisë ka rezultuar se personat e sipërpërmendur u konfliktuan më herët në një lokal për motive të dobëta.

Pasi u larguan nga lokali, E.D. i ka ndjekur me makinë dy më të rinjtë dhe dyshohet se ka gjuajtur me armë në drejtim të mjetit me të cilët ata lëviznin.

Një hetim ka nisur lidhur me ngjarjen, ndërsa E.D. është shpallur në kërkim policor. Ndaj tij janë ngritur 3 akuza: “Kanosje”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Modifikuar më Diel, 15 Prill 2018 23:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...