Banknota e re 50 paund – Nis kërkimi për fytyrën që do shfaqet. Carney: Jo Doctor Who!

Premte, 09 November 2018 14:17

Guvernatori i Bankës së Anglisë, Mark Carney, tha se një shkencëtar apo matematikan do të përfshihet në kartëmonedhën e re 50 paund, duke ftuar publikun që të japin sugjerimet e tyre në 6 javët e ardhshme. Banknota 50 paundshe është prerja më e lartë në qarkullim në Britani dhe përdoret rrallë në transaksionet e përditshme të britanikëve, që preferojnë kartat e debitit dhe të kreditit për blerjet me vlera të mëdha.

Kartëmonedha ekzistuese përfshin inxhinierin James Watt dhe partnerin e tij Matheë Boulton, që zhvilluan dhe tregtuan motorin me avull në fund të shekullit 18. Shkencëtarët e shfaqur në të shkuarën në kartëmonedhat britanike përfshijnë fizikantin Isaac Newton dhe natyralistin Charles Darwin. Duke i’u referuar serialit televiziv Doctor Who, guvernatori Mark Carney tha se karakteret fiktiv si “lordët e kohës”, nuk do të përfshihen në kartëmonedhë.

“Fusha që kemi zgjedhur është shkenca, pasi Mbretëria e Bashkuar ka një trashëgimi të pasur të shkencëtarëve që njihet në të gjithë botën. Po mendonim për dikë në Irlandën e Veriut që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për shoqërinë britanike, qoftë nëpërmjet inovacionit apo lidershipit të jashtëzakonshëm që ka formuar shoqërinë dhe vlerat e përbashkëta”.

Gjatë mandatit të Carney, Banka e Anglisë ka prezantuar kartëmonedha plastike, që janë të zakonshme në origjinën e tij, Kanada. Kartëmonedha e parë britanike prej polimeri, që shfaq Winston Churchill, hyri në qarkullin në Shtator 2016.

Qeveria britanike deklaroi muajin e kaluar se banknota e re 50 paundshe do të jetë gjithashtu prej polimeri, që është më i fortë dhe i vështirë për t’u falsifikuar, në krahasim me paranë prej letre. Lajmërimi që Churchill do të përfshihet në bankontën 5 paundshe, duke zëvendësuar aktivisten Elizabeth Fry, rriti dyshimet se Mbretëresha do të jetë e vetmja grua që shfaqet në bankontat britanike. Banka e Anglisë bëri të ditur se novelistja e shekullit të 19-të, Jane Austen do të shfaqet në kartëmonedhën e re 10 paundshe që prezantoi vitin e kaluar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...