Sekuestrohen armë e drogë në Lezhë

E Enjte, 15 November 2018 10:44

Policia e Lezhes ka sekuestruar arme dhe droge, ndersa ne pranga ka vene dy poseduesit e tyre.

Mesohet se blute kane kryere kontrolle për rritjen e parametrave të sigurisë nga forcat policore Lezhë, Kurbin, Mirditë. Si dhe kapen e ndalohen dhe 3 shtetas të dënuar e masë sigurie ” Arrest me burg” që ishin në kërkim

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, nga forcat policore të Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës, janë ushtruar kontrolle në gjithë qarkun me qëllim goditjen e veprimtarive të paligjshme dhe kapjen e personave në kërkim.
Si rezultat, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– Arjan Lleshaj, 23 vjeç, banues në Mirditë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar në Mirditë, iu gjet një armë zjarri pistoletë e tipit “Blow Mini” dhe një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sattiva. Vepra penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”

 

– Florenc Sefgjini, 36 vjeç, banues në Mat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në Kurbin, iu gjet një dorezë hekuri pa leje. Vepra penale ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”
Gjithashtu, falë një pune operative dhe profesionale të mirëorganizuar, u ndaluan shtetasit në kërkim:
– Fatmir Çupi, 32 vjeç, banues në Mirditë, pasi Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin Nr. 256 datë 08.05.2018, ka rrëzuar lirimin me kusht duke e rikthyer në burg për të vuajtur pjesën tjetër të mbetur të dënimit 1 vit e 11 ditë për veprat penale ” Vrasje për shkak të cilësive të veçanta të viktimes” dhe ” Prodhim e mbajtje pa leje i armëve luftarake dhe municionit” . Kapja dhe ndalimi i tij u bë i mundur në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas.
– Arben Turku, 41 vjeç, banues në Kurbin, pasi Gjykata e Tiranës me vendimin Nr. 3310 datë 05.10.2018 e ka dënuar për veprën penale ” Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Kapja dhe ndalimi i tij u bë i mundur nga forcat policore të Kurbinit.
– Besnik Selmani, 52 vjeç, banues në Milot, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar ndaj tij në mungesë, masën e sigurisë ” Arrest me burg” për veprën penale ” Kultivim i bimëve narkotike”
Materialet proçedurale në ngarkim të tyre u referuan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...