Bien aksionet e bankave britanike, do kenë të njëjtin akses në BE si SHBA dhe Japonia

E Enjte, 15 November 2018 14:54

Sektori i shërbimeve financiare në Britani, e priti negativisht marrëveshjen e Brexit, duke përmendur disa barriera që Qeveria duhet të kalojë, përpara se të mbrojnë industrinë. Aksionet e bankave të mëdha britanike ranë pas dorëheqjes së ministrit për Brexit, Dominic Raab. Vlera në treg e Royal Bank of Scotland ra me 7.3%, humbja më e madhe ditore që prej referendumit të 2016-ës. Barclays dhe Lloyds, ranë gjithashtu me mbi 6%.

Pavarësisht dorëheqjes së Raab, industria nuk e pa me optimizëm projekt marrëveshjen që kabineti i Theresa May ra dakord. Plani i jep bankave, kompanive të sigurimit dhe fondeve të investimit, akses të limituar në tregjet financiar të Europës, kur të nisë periudha e tranzicionit që përfundon më 2020 Dhjetor. Sipas kësaj marrëveshjeje, kuadri rregullator i quajtur “ekuivalenca”, do t’i japë Britanisë akses të ngjashëm me firmat e mëdha amerikane e japoneze, duke i lidhur me rregullat e Bashkimit Europian për vite me radhë.

Liderët e industrisë prisnin që politikëbërësit të negocionin një marrëdhënie të modifikuar mes industrisë britanike dhe Europës. Megjithatë, dokumenti prej 568 faqesh la pak vend për optimizëm. Bankierët shqetësohen se nuk do të kenë akses preferencial krahasuar me Shtetet e Bashkuara. Sipas analistëve, marrëveshja ka të bëjë me çështjen e Irlandës dhe unionin doganor, pasi pjesa tjetër lidhet me divergjencën dhe konkurrueshmërinë e shërbimeve.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...