Plagosje me thikë në Vlorë, arrestohet autori

Premte, 16 November 2018 08:46

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në lagjen "28 Nëntori" pas Postës, ku shtetasi Marius Pajo 20 vjeç dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin B.G, 34 vjeç, banues në fshatin Fitore.

I dëmtuari ndodhet i shtruar dhe po merr mjekim në Spitalin Rajonal Vlorë.

Nga hetimet e kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e konfliktit të çastit midis tyre për motive të dobëta.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes, Marius Pajo, ndërsa lidhur me këtë ngjarje blutë e Vlorës kanë bërë me dije se materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje".

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...