I hodhën granatë në lokal, zbulohen pamjet dhe e kaluara e errët e pronarit shqiptar

Premte, 16 November 2018 10:05

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, një lokal në lagjen “Partizani” në Elbasan u sulmua me një granatë.

Në momentin kur granata është hedhur nga persona ende të paidentifikuar, në brendësi të lokalit qëndronte pronari, 32 vjeçari Albert Alterziu. Granata është hedhur pikërisht në vendin ku ndodhej i riu, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Me raportimin e lajmit nga ana e policisë, kanë dalë në dritë dhe disa nga detajet e të kaluarës së 32 vjeçarit.

Alterziu në moshën minorene ka kryer një vrasje për të cilën dhe është dënuar me burgim. I riu ka vrarë një 15 vjeçar me emrin Elton Shuli kur vetë ka qenë në këtë moshë. Për vrasjen ai është dënuar me 10 vite burgim dhe ka bërë 7 nga ato.

Pista kryesore e hetimit mbetet një hakmarrje e mundshme e personave që i kanë hedhur granatën në lokal.

Më poshtë disa nga fotot e lokalit të sulmuar me granatë këtë të premte.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...