Ngjarje e rëndë në Durrës, një grua humb jetën

Diel, 18 November 2018 12:01

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës. Një grua ka rënë nga kati i 7-të i një pallati në lagjen numër 5 të qytetit bregdetar.

Ajo ka humbur jetën menjëherë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Ende nuk dihet nëse gruaja është rrëzuar aksidentalisht, ka bërë vetëvrasje apo është shtyrë. Hetimet e policisë do të zbulojnë dhe shkakun.