Dhurata Çupi: Qeveria po tenton të përçajë dhe mashtrojë banorët protestues tek Unaza e Re

Hënë, 19 November 2018 19:32

Qeveria po përpiqet të bëjë diversion mes banorëve protestues tek Unaza e Re me qëllimin final përçarjen dhe mashtrimin e tyre.

I tillë është qëndrimi i sotëm Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili fton banorët “të marrin kontakt ne ARRSH-në për të marrë informacionin që u nevojitet.:

Banorët e zonës tek Unaza e Re janë në të drejtën e tyre kushtetuese dhe ligjore për të protestuar dhe mbrojtur pronën e tyre.

U bëj thirrje të gjithë banorëve që përballen me dhunën dhe presionin e qeverisë të mos bien pre e mashtrimit! Qytetarët duhet ta dinë se: Paraqitja ne ARRSH nuk është zgjidhje ligjore, por diversion dhe manipulim I tyre.

Ligji për shpronësimet publike ka përcaktuar qartë procedurat që ndiqen në çdo rast të shpronësimit. Ky proces duhet të jetë transparent dhe jo selektiv.

Në kushtet e errësirës informuese, përmes akteve në kundërshtim të plotë me ligjet shqiptare, ARRSH u kërkon banorëve të paraqiten pranë këtij institucioni, me dokumentet që ata posedojnë, duke tentuar kështu tejkalimin e parashikimit ligjor për shpronësimet.

Ligji kërkon bërjen publike të lista së plotë të objekteve që do të shemben.

Bashkë me deputetë të tjerë dhe ekspertë në PD, mbetemi të gatshëm të ofrojmë asistencë ligjore për çdo banor, shtëpia e të cilit është nën kërcënimin e fadromave të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...