Filmi shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur

Hënë, 19 November 2018 21:44

Është ndarë nga jeta aktori i njohur shqiptar Sulejman Dibra.

Mësohet se aktori Dibra ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak.

Sulejman Dibra ka lindur më 9 shtator të vitit 1943 në qytetin e Shkodrës.

Pas mbarimit të studimeve të lartë në Shkollën e Lartë për Aktor ‘Aleksandër Mojsiu’ në Tiranë, në vitin 1966 rikthehet në qytetin e Shkodrës për të punuar si aktor profesionist në Teatrin ‘Migjeni’ të këtij qyteti.

Image

Në vitin 1969 do të transferohet në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) në Tiranë.

Me këtë teatër ka interpretuar në shumë pjesë si ‘Arturo Ui’ e Bertold Brehtit, ‘Toka jonë’ e Kolë Jakovës, ‘Prefekti’ e Besim Lëvonjës etj.

Në kinematografi ka interpretuar në 13 role. Roli i tij i parë do të jetë ai Partizanit të plagosur në filmin ‘Komisari i Dritës’. Më tej do të interpretonte në rolin e Kiços,agjentit 13 në filmin ‘Njësiti ‘Guerril’ , rolin e Sotir Filipit ‘Kasketa’ në filmin ‘Operacioni ‘Zjarri’’, rolin e Drejtorit të shkollës në filmin ‘Tinguj Lufte’, rolin e Gjeneralit turk në filmin ‘nëntori i dytë’ etj.

Roli i tij më i fundit do të jetë në vitin 2009, roli i Myrtezait në filmin ‘Ne dhe Lenini’. Ka dhënë mësim në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në degën e Aktrimit.

I martuar me pianisten Anita Tartari. Ai ishte babai i një vajzë Enin, e cila duke ndjekur rrugën e artit është sot një pianiste e talentuar dhe e njohur në botë.

Për meritat e tij artistike në vitin 2006, Sulejman Dibra është vlerësuar me Urdhrin ‘Naim Frashri i Artë’.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...