Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe rumunëve

E mërkurë, 21 November 2018 09:09

Të burgosurit shqiptarë dhe ata rumunë janë përfshirë në një sherr të dhunshëm në burgun e Sollicciano të Firences në Itali.

Mediat italiane raportojnë se u desh ndërhyrja e gardianëve për të ndarë sherrin e madh mes dy grupeve. 

Administrata e burgut ka paralajmëruar se do të marrë masa të ashpra ndaj të burgosurve të përfshirë në këto trazira. Motivet e kësaj ngjarje nuk dihen, ndërsa nuk ka raportime nëse ka ndonjë të plagosur nga radhët e të burgosurve apo të gardianëve.

 

Sekretari i përgjithshëm i organizatës së policisë autonome të burgjeve tha se po shkelen rregullat e bashkëjetesës nëpër burgje, duke shkaktuar një seri sulmesh e trazirash. Këto ngjarje, shtoi ai, përbëjnë edhe kërcënim për sigurinë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...