Një tjetër shkëmb bie nga mali në Torovicë, më herët vdiqën tre persona

E mërkurë, 21 November 2018 12:11

Shiu i rrëmbyeshëm ka  shkaktuar rënien e një tjetër shkëmbi në Torovicë të Lezhës. Fatmirësisht shkëmbi ka ndaluar në rrugë në një kohë kur nuk kalonin mjete.

Shkëmbi ka rënë në kilometrin e 4-t të rrugës Balldre – Torovicë shumë pranë banesave që ndodhen në këtë zonë, raporton ABC News. Bëhet me dije se deri më tani nuk është marrë asnjë masë.

Ditën e martë, dy shkëmbinj nga mali i Torovicës në Lezhë ranë drejt një banese. Për fat nuk pati të plagosur, por për pak ngjarja mund të kthehej në një tragjedi. Pesë anëtarët e familjes u traumatizuan pasi kujtojnë ngjarjen e një viti më parë, kur vdiqën tre persona pikërisht nga shkarja e shkëmbinjve

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...