320 mijë objekte në proces legalizimi, 1 në 2 familje shqiptare ka ndërtuar leje

E Enjte, 22 November 2018 14:24

Shifrat zyrtare flasin për një masakër të vërtetë me ndërtimet në Shqipëri gjatë viteve të tranzicionit. Të dhënat zyrtare të Agjencisë së Legalizimeve flasin për të paktën 320 mijë objekte të futura në proces legalizimi mes viteve 2006-2015.

Paçka se nuk përfshihen të gjitha ndërtesat e paligjshme në këtë shifër, ajo grumbullon padiskutim pjesën më të madhe të tyre, pasi përkon me një afat kohor kur edhe ka nisur procesi i legalizimeve.

Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave ndërkohë, tregojnë se, në rang republike, Shqipëria numëron 769 mijë familje.

Nga një llogaritje e thjeshtë, rezulton se, mesatarisht, 42% e familjeve shqiptare ka ndërtuar një objekt të paligjshëm, qoftë kjo shtëpi banimi, shtesë pallati, garazh, objekt biznesi, etj.

Pra, duke i qëndruar statistikës si e tillë, thuajse 1 në 2 familje shqiptare gjatë këtyre 3 dekadave të fundit ka ndërtuar pa leje, në cilëndo nga format e paligjshmërisë që është aplikuar.

Statistika nuk duhet marrë si e mirëqenë, pasi tregon vetëm tendencën, dhe aspak numrin real të familjeve që kanë ndërtuar në paligjshmëri, pasi mes tyre nga ata që nuk kanë ndërtuar fare paligjshmërisht si dhe nga ata që kanë ndërtuar më shumë se 1 objekt pa leje, për të cilin kanë kërkuar apo ende kërkojnë legalizim nga shteti.

Por, paçka se norma prej 42% mbetet vetëm statistikë, ajo është një indikator deri diku i besueshëm i përmasave të këtij fenomeni në vendin tonë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...