Daniel Drobaj, 18 -vjeçari i cili është akuzuar se qëlloi me kapsollë efektiven e policisë Ina Nuka, gjatë protestës së banorëve të Astirit para Kuvendit, në një lidhje telefonike për Fax Neës nga ambientet e paraburgimit në Fushë-Krujë, i kërkoi falje publike polices.
Ai u shpreh se qëllimi i protestës së tyre ishte për të mbrojtur banesën dhe jo për të lënduar policinë.
“Dua të kërkoj falje publikisht, nëse ai kapsoll që kam hedhur ka lënduar efekiven. Nuk ishte e qëllimshme, nuk ishte ajo që kërkonim ne. Kemi dalë për të mbrojtur pronën tonë dhe nuk doja të dëmtohej efektivja.” tha Drobaj.
Danjel Drobaj u shpreh se gjatë shoqërimit në polici është dhunuar nga 4 civila dhe nga drejtori, ndërkohë që tani ai ndihet më mirë.
“Jam dhunuar nga katër civilia dhe drejtori. Kur kam shkuar në komisariat jam dhunuar dhe nga drejtori. Me grushta me ofendime dhe shpulla nga më të ndryshmet. Këtu jam mjekuar, po ma kanë dëmtuar civila, gjatë momentit të shoqërimit. Ndihem më mirë. Tani na kanë pritur shumë mirë dhe kemi mbështetje. Familjarët nuk i kanë lejuar që ti takoj. Unë jam 18-vjeç dhe kam bërë një gabim që jam këtu dhe më kanë ndëprerë shkollën. Jam në shkollë në vit të parë për inxhinieri ndërtimi, dhe kam mbaruar gjimnazin me mesataren 9.5.”– thekasoi Drobaj.