LIVE/ Banorët e Shkozës në protestë, bllokojnë rrugën me kazanë

Tuesday, 04 December 2018 16:56

Banorët e Shkozës janë sot sërish duke protestuar për prishjen e banesave të tyre. Duhet të themi se IMKT ka zbarkuar në Shkozë. Deputetë e opozitës ndodhen pranë banorëve.

“Pa na bëjnë terror. Na erdhën kriminelat. I kemi bërë shtëpitë me gjak.”, u shpreh një prej banorëve.

Ata kanë bllokuar rrugën e rrjedhimisht dhe qarkullimin duke vendosur kazanët e mbeturinave përgjatë saj ndërsa kanë ndezur edhe zjarre.

Banorët protestuan edhe paraditen e sotme.. Ata kërkojnë dëmshpërblim të pronave dhe banesave të tyre.

Protestuesit lëshuan akuza të rënda në drejtim qeverisë dhe bashkisë duke thënë se projekti ka ndryshuar disa herë, herën e fundit vetëm një muaj më parë dhe se pas tij fshihen interesa të errëta e korruptive. Ata kanë deklaruar se do vetëflijohen për banesat e tyre pasi nuk kanë se ku të shkojnë dhe nuk kanë ku t’i çojnë familjet duke qenë se kanë derdhur në ndërtimin e shtëpive djersën e 25 e më shumë viteve.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...