Veliaj buxheton 8 milionë dollarë për riparimin e 600 metrave bulevard

E mërkurë, 05 December 2018 22:07

Bashkia e Tiranës pritet të riparojë Bulevardin Zog i Parë, që nis të Hotel Tirana dhe përfundon te ish-stacioni i Trenit.

Për riparimin e këtij segmenti rreth 600 metra të gjatë, Bashkia e Tiranës ka vënë në dispozicion një buxhet prej 8 milionë dollarësh, kostoja e përgjithshme llogaritet në 15 milionë dollarë për kilometër.

Edhe pse bëhet fjalë për një rrugë pa vepra arti, pa tunele e mbikalime, por thjesht riparim.

“Kur mendon se Unaza e Re me vlerën e saj 40 milion Euro për 2.2 km ishte maksimumi dhe asgjë nuk do të të çudiste më, del Lali Eri dhe buxheton 8 milion USD (pa TVSH) për REHABILITIMIN e 600 m rrugë të Blv.Zogu I. Pra 600 metra rrugë do të riparohen me 8 milion USD, që i bie një kosto 15 milionë USD/km… për rehabilitim rruge??!!!

Jo për ndërtim nga e para, po thjesht për rehabilitim, apo riparim rruge, pa vepra arti, pa ura, pa tunele, pa mbikalime etj., kostoja shkon 15 milion USD/km. Nga një vlerë maksimumi, 300 mijë USD që mund të kushtojë riparimi, bashkia jep 8 milion USD, ose 27-fish më shumë.

Ndërkohë që BE u alarmua vetëm se në Irlandë u ndërtua nga zero një autostradë me kosto 16 milionë Euro/km, këtu tek ne me aq lek riparojmë një rrugë qyteti. Kjo është çmenduri!! Kjo nuk është vjedhje me lopatë, kjo është vjedhje me ekskavator. Duhet ndalur!” – shkruan eksperti i ekonomisë, Pano Soko.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...