Edhe studentët e Universitetit të Mjekësisë në protestë

E Enjte, 06 December 2018 09:54

Studentë e Universitetit të Mjekësisë janë mbledhur për të protestuar mëngjesin e sotëm, raporton Newsbomb.al.

Pas studentëve të Universitetit të Tiranës ditën e djeshme, protestës i janë bashkuar edhe ata të Universitetit të Mjekësisë.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Newsbomb.al studentët janë mbledhur që prej orës 08:00 duke bojkotuar kështu mësimin për t'iu bashkuar protestës. Siç është lajmëruar të rinjtë do të marshojnë drejtë ministrisë  së Arsimit, dhe do mblidhen aty rreth orës 10:00.

Ulja e tarifës, heqja e taksës për provimet e mbartura si dhe përmirësimi i kushteve në konvikte janë disa nga kërkesat e studentëve.

Ndërkaq, mëngjesin e sotëm mësimin e kanë bojkotuar edhe studentë të fakulteteve të Universitetit të Tiranës.

Po ashtu protestës i janë bashkuar edhe studentë të universiteteve në rrethe si Elbasan, Durrës dhe Korçë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...