KLSH: Mbi 300 ankesa në 9-mujor, kryesojnë çështjet e privatizimit dhe kthimit të pronës

E Enjte, 06 December 2018 15:33

Kontrolli i Lartë i Shtetit bëri të ditur në raportin e tij të fundit të 9-mujorit, se gjatë periudhës janar – shtator 2018 ka trajtuar 314 letra dhe ankesa nga qytetarët, nga të cilat 111 jashtë kompetencës dhe juridiksionit të institucionit. Nga 203 ankesa në kompetencë të KLSH, 77 prej tyre janë verifikuar dhe u është dhënë përgjigje, ndërsa 126 janë në proces verifikimi, bën të ditur institucioni.

“E drejta e informimit, si një e drejtë kushtetuese dhe tanimë e parashikuar qartazi në një legjislacion të veçantë, është e drejtë elementare e çdo individi në një shoqëri demokratike. Që me miratimin e ligjit të ri nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka pasur një numër në rritje kërkesash për informacion nga viti në vit, të ardhura nga individë, subjekte të ndryshme dhe OJF. Vetëm gjatë periudhës janar – shtator 2018 janë trajtuar dhe u është përcjellë informacioni i kërkuar 24 kërkesave, të ardhura në adresën e koordinatorit të informimit të KLSH-së, të cilat përfshijnë 76 raporte auditimi.”- bën të ditur KLSH.

Sa u përket fushave kryesore të shqetësimit publik janë kryesisht për çështje të qeverisjes në Shqipëri, nga të cilat 9% e ankesave të adresuara KLSH-së i takojnë administrimit financiar dhe fushës së prokurimit publik; 53% privatizimit dhe kthimit të pronës; 31% fushave të tjera dhe 7% trajtojnë çështje të ndryshme.

Në një raport të disa ditëve më parë, KLSH bëri me dije edhe shkeljet financiare të kësaj periudhe. Sipas KLSH, përgjatë auditimeve të periudhës janar-shtator kanë kapur vlerën e përgjithshme 957.3 milionë euro. Nga këto 917 milionë euro janë shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e subjekteve të audituara të lidhura me fushën e të ardhurave respektivisht me shumën 351.1 milionë euro dhe në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve në nivelin 566.5 milionë euro. Parregullsitë shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, kanë rezultuar me dëm ekonomik në shumën totale prej 4,993,758 mijë lekësh ose 39.7 milionë euro.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...