Studentët: FRESSH po tenton të përçajë protestën

Premte, 07 December 2018 10:11

Protesta masive e studentëve të Mjekësisë është devijuar pjesërisht, për të mos marshuar para godinës së kryeministrisë. Ndalesa për pak minuta e të rinjve para kryeministrisë është një nga pikat e axhendës së protestës sot, por disa prej tyre janë devijuar.

Sipas denoncimit të një studenti në ‘News 24’ shkak është bërë ndërhyrja nga njerëz të vënë nga FRESSH, duke marrë rolin e organizatorëve të turmës.

“Ky është një akt i turpshëm, pasi një grup të rinjsh që janë anëtarë të FRESSH, të stimuluar politikisht tentuan të orientojnë studentët të mos marshojnë para kryeministrisë, në rrugën drejt Ministrisë së Arsimit dhe e kanë devijuar turmën. Ne nuk duam ta politizojmë protestën, jemi studentë të lirë, ky grupim do të ushtrojë propagandë, por do ta kenë të pamundur”, u shpreh studenti i universitetit të Politeknikut.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...