Në Itali 71% e emigrantëve shqiptarë bashkë me familjen, rekord

Premte, 07 December 2018 17:11

Në Itali ka 113 mijë familje shqiptare në total, çka do të thotë se një familje mesatare përbëhet nga 3.9 anëtarë. 71% e familjeve shqiptare që jetojnë në vend kanë në përbërje të tyre 3 ose më shumë anëtarë, rekord më vete ky te të huajt.

Por, ajo që bie në sy nga të dhëna më të fundit është fakti se, shqiptarët janë në vend të parë mes të huajve sa i përket popullsive që jetojnë familjarisht.

Rreth 61% e shqiptarëve në Itali jetojnë në tipologjinë e familjeve me 1 çift dhe fëmijë. Mes tyre, rreth 30% raportohet se kanë vetëm një fëmijë të mitur, dhe rreth 25% dy fëmijë të mitur.

Në të dyja rastet, shqiptarët janë të parët mes të huajve. Vetëm 18.8% e shqiptarëve, tregojnë të dhënat, jetojnë vetëm në vendin fqinj. Mes të huajve, kjo është padiskutim norma më e ulët. Për vende si Ukraina, kjo normë ngjitet në 70%.

Ndjekësja më e afërt është Kina me 40.5%. Pra të dhënat flasin qartë; shqiptarët kanë një tjetër tipologji emigrimi; pasi kërkojnë stabilitet, dhe jo thjesht një vend pune. Për këtë arsye ata kanë tendencën të jetojnë së bashku me familjen e tyre.

E thënë në terma më të përgjithshëm, mes të huajve që jetojnë në Itali, shqiptarët duket se janë ata më të “bindurit”, për ta braktisur përfundimisht vendin e tyre.

Fakti që janë të parët në vend për të jetuar në familje, dhe të parët mes të huajve për të lindur fëmijë, e vërteton më së miri këtë gjë.

Roel Korkuti/SCAN

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...