Rama nuk shpëton, diga është çarë

Hënë, 10 December 2018 09:21

Nga Ilir Babaramo

 

Një mizë në pjatën e supës në mencën e studentëve të Prishtinës shërbeu si detonator për revoltën e vitit 1981. Ato mbeten ende protestat më te mëdha dhe më të përgjakshme studentore në historinë e shqiptarëve. Ata që duan ta shikojnë protestën e këtyre ditëve thjesht si një punë tarifash janë ose tërësisht naivë, në rastin më të mirë ose shërbëtorë të Ramës të thirrur për ti bërë shërbimin e rradhës. Ata që protestojne janë pika e fundit që derdhi gotën e zemërimit ndaj një qeverie që po vjedh gjithcka.

Shërbëtorët e përjetshëm të Ramës e morrën mesazhin dhe e gjetën menjeherë fajtorin. Sipas tyre eshte Lindita Nikolla. Ka dhe ndonjë kallogre mediatike që Ramës i ka mbetur në derë prej dy dekadash të cilës duhet ti gjejë punë sa herë e heqin nga ekrani, e cila beson se shqiptarët do ta hanë nëse Rama shpëton prej ortekut te zemërimit popullor duke bërë kokë turku ministren e arsimit. Madje i propozon që të zëvendesojë Nikollën me ndonjë nga ata pedagogët arqiomarksistë. Ditëzeza është kaq e hutuar sa harron që këtë eksperiment Rama e bëri një muaj më parë. Çoi zëvendesministër arsimi dikë që iku i lebetitur nga qeveria kur pa se ministrat duhet të raportonin në mbledhje të qeverisë nëse e kishin realizuar normën e share dhe like në facebook.

Në daljen e tij të fundit Edi Rama u përpoq të gjejë një tjeter bouc emissaire: korrupsioni i pedagogëve. Rama kishte 100 për qind te drejtë në gjithcka që tha për gjendjen e universiteteve. Asnje pikë nuk mund ti hiqet. Por koha dhe ca më tepër rrethanat kur e thotë përbëjnë një kodoshllëk të madh politik.

Korrupsioni i pedagogëve nuk është shkaku i gjendjes. Eshtë pasoja. Rama do ishte i besueshëm pesë vjet më parë, atahere kur aprovoi reformën në arsimin e lartë, kur aprovoi ligjin përkatës. Tani i bie që të hedhë në kosh ligjin që hartoi vetë dhe e trumbetoi si reformën më të madhe të bërë ndonjëherë në Shqipëri. Dhe atëherë studentët i kishte kundër. I kishte kundër kur i thoshin se ishte një ligj klientelist që favorizonte Cilouniversitetin , që i vinte kazmës arsimit te lartë publik. Rama u mbur se mbylli universitetet kioska. S ka gënjeshtër më të madhe se gjysëm të vërtetat. Tarifat e universiteteve publike u shumëfishuan duke i bërë studentet të tundohen nga sektori privat. Këtë sektor, në mënyrë perfide e favorizoi në gjithcka. Mjafton një shembull.

Prej pesë vitesh asnjë universitet publik ose privat nuk mund të japë doktoratura në degët që ka cilouniversiteti. Thelë shumë e madhe kjo per Linditën e shkretë. Shikoni gruaja e kujt është në bordin e këtij universiteti apo babai i kujt është rektor për të kuptuar se kush i voli frutet e ciloreformës.

Rama beson se duke sulmuar pedagogët do mbyllë skandalet ulëritëse që ka lënë pas. Eshtë tepër vonë. Dhe sikur në këtë cast protesta e studentëve të mbyllet s'ka më asnjë shpresë. Diga është carë. Pushteti i tij është si ai kur Spiro Koleka tërhoqi medaljen e cilësisë së ushqimit në Meksikë. Nuk ka ciloreformë që e shpëton

Shkruar për SYRI.net

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...