Një tjetër shqiptar vritet me dy plumba në kokë Greqi(Detaje)

E Enjte, 13 December 2018 08:11

Një shtetas shqiptar, është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Kritis”, që ndodhet mes shesheve “Karaiskaqi” dhe “Omonia” në kryeqytetin grek, Athinë.

Mësohet se viktima është një shtetas 44-vjeçar nga Fieri, baba i 3 fëmijëve, i cili njihej si një biznesmen që merrej me rritjen artificiale të peshkut.

Ai kishte mbërritur prej pak ditësh në kryeqytetin grek dhe ndodhej në një lokal në rrugën “Kriti”, kur edhe u qëllua nga dy persona me motoçikletë dhe me kaska.

Viktima u qëllua me breshëri automatiku, duke marrë plumba në kokë e në gjoks dhe nuk arriti t’u mbijetojë plagëve, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia mbërriti në vendngjarje brenda disa minutash dhe paraprakisht ka raportuar se bëhet fjalë për larje hesapesh mes bandave të prostitucionit dhe drogës, që operojnë në zonë.

Rruga “Kritis” njihet si një nga zonat më famëkeqe të kryeqytetit grek, ndërsa policia e Athinës nuk ka zbuluar ende identitetin e viktimës.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...