Sejko: Remitancat të përdoren me efikasitet

Premte, 14 December 2018 16:12

Banka e Shqipërisë ka angazhuar burimet e saj në zhvillime, të cilat synojnë krijimin e parakushteve të nevojshme për kanalizimin sa më efikas të të ardhurave nga emigrantët në ekonominë shqiptare. Këtë deklaratë, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko e tha në takimin e dytë i nivelit të lartë midis Bankës së Shqipërisë, Ministrit të Shtetit për Diasporën, bankave tregtare dhe subjekteve financiare jobanka të angazhuara në fushën e transfertave monetare që operojnë në vendin tonë.

“Duke iu referuar nismave ndërkombëtare në fushën e remitancave, evidentohet rëndësia e reduktimit të kostove dhe rritja e efikasitetit të shërbimeve për dërgesat, duke nënkuptuar nevojën për ndërhyrje në tregun e pagesave me vlerë të vogël, si në vendet dërguese të remitancave, ashtu dhe në ato pritëse”, tha Sejko.

Ai shtoi se për këtë qëllim, Banka e Shqipërisë, sikurse kemi theksuar edhe në fillesat e këtij bashkëpunimi, është angazhuar në një sërë projektesh, të cilat synonin analizimin e tregut vendas me qëllim identifikimin dhe adresimin e nevojave për ndërhyrje.

Gjithashtu, Banka e Shqipërisë dhe Komiteti Kombëtar i Sistemeve të Pagesave kanë miratuar dhe vënë në zbatim tashmë strategjinë kombëtare për tregun e pagesave me vlerë të vogël. Strategjia në fjalë synon krijimin e një tregu bashkëkohor e gjithëpërfshirës të pagesave me vlerë të vogël, të mbështetur nga infrastruktura të sigurta dhe efikase, si dhe nga një gamë e gjerë instrumentesh dhe shërbimesh të pagesave, që përmbushin nevojat e përdoruesve të aftë financiarisht për të kryer pagesa në të gjithë vendin. Duke shtuar në objektivat e Bankës së Shqipërisë edhe përfshirjen financiare, kjo strategji ka përcaktuar objektiva sasiorë mjaft ambiciozë duke synuar kështu dyfishimin e popullsisë që zotëron një llogari bankare (nga 38% në vitin 2014, në 70% në vitin 2022) dhe rritjen e numrit të pagesave elektronike për frymë (nga 4.3 në vitin 2016, në 10 në vitin 2022).

Por, për arritjen e këtyre objektivave vjen natyrshëm edhe nevoja për një plan veprimi konkret e të detajuar, i cili kërkon mbështetjen e të gjithë aktorëve të përfshirë në tregun e pagesave, si dhe ndërhyrje në shumë aspekte, ku Sejko përmendi:

përmirësimin e kuadrit ligjor dhe rregullativ në zbatim;
zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturave për shërbimet financiare;
zgjerimin e numrit dhe përdorimit të llogarive dhe shërbimeve të pagesave;
zgjerimin e pikave të aksesit të këtyre shërbimeve;
rritjen e edukimit, ndërgjegjësimit dhe përfshirjes financiare;
rritjen e volumeve të transaksioneve të procesuara nga sistemet e pagesave.

Pavarësisht faktit që strategjia është miratuar rishtazi në muajin qershor, hapa konkretë janë arritur në këtë drejtim ku mund të përmend hartimin e projektligjit “Për shërbimet e pagesave në Republikën e Shqipërisë”, i cili transpozon direktivën e rishikuar të Bashkimit Evropian “Për shërbimet e pagesave” (PSD2). Miratimi dhe zbatimi i këtij projektligji vlerësohet të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në nxitjen e konkurrencës dhe inovacionit në fushën e pagesave me vlerë të vogël, duke promovuar kështu efikasitetin dhe reduktimin e kostove që mbart përdorimi i tyre. Për më shumë, projektligji vlerësohet të rrisë transparencën në shërbimet e ofruara nga tregu dhe në krijimin e një kuadri të konsoliduar për mbrojtjen e konsumatorit, një përbërës ky mjaft i rëndësishëm për tregun tonë. Së fundi, por jo më pak e rëndësishme, projektligji synon edhe zgjerimin e ofrimit të shërbimeve nga bankat në të gjithë territorin (përfshirë dhe zonat rurale).

Një hap i rëndësishëm në kuadër të edukimit financiar është ndërmarrë edhe nga Shoqata Shqiptare e Bankave, e cila në muajin qershor ka nënshkruar me 8 organizata partnere, një memorandum bashkëpunimi për krijimin e Rrjetit Shqiptar për Edukimin Financiar dhe rritjen e bashkëpunimit e koordinimit ndërinstitucional në fushën e edukimit financiar.

Megjithatë, pavarësisht zhvillimeve që përmenda më parë, mbetet ende shumë për t’u bërë, dhe në këtë kuadër ftoj të gjithë të vijojmë përpjekjet me të njëjtin intensitet të treguar deri më tani për të modernizuar tregun vendas të pagesave.

Në periudhën afatmesme, Banka e Shqipërisë do të fokusojë përpjekjet në një sërë nismash, ku si më të rëndësishmet do të theksoja zhvillimet e mëtejshme ligjore dhe përmirësimet infrastrukturore.

Një hap i rëndësishëm në periudhën afatmesme konsiderohet hartimi i projektligjit “Për llogarinë e pagesave”. Projektligji në fjalë do të transpozojë Direktivën e Bashkimit Evropian “Për llogarinë e pagesave” dhe do të nxisë transparencën, duke krijuar një regjistër publik për të gjitha komisionet e aplikuara nga institucionet dhe në një mënyrë lehtësisht të krahasueshme.

Njëkohësisht, gjatë kësaj periudhe, Banka e Shqipërisë do të angazhohet në një sërë zhvillimesh infrastrukturore, të cilat mbështesin përfshirjen financiare, reduktojnë kostot e përdorimit të këtyre instrumenteve dhe vlerësohet të kenë ndikim edhe në tregun e remitancave, kryesisht nga pikëpamja e marrësve të dërgesave dhe përdorimit të tyre. Këtu mund të përmendim krijimin e një platforme kombëtare për procesimin e pagesave në kohë reale (instant payment dhe për procesimin e pagesave me kartë). Këto platforma krijojnë kushtet për zhvillimin e shërbimeve inovative dhe me kosto të ulëta, si dhe synojnë segmente të tregut, të cilat krijojnë volume të bollshme, duke targetuar pagesat e institucioneve shtetërore dhe pagesat që qytetari shqiptar i kryen në përditshmërinë e tij, përfundoi Sejko.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...