Anëtarët e LSI lënë kartat e anëtarësimit, me flamurin kombëtar të hënën u bashkohen studentëve

Saturday, 15 December 2018 18:40

Kryetarja e Lëvizjes socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, zhvilloi ditën e sotme një takim me strukturat e Lushnjes.

Në fjalën e saj ajo u bëri thirrje shqiptarëve që të lënë kartat e anëtarësisë, të lënë flamujt e partive, të marrin flamurin kombëtar dhe t’i bashkohen ditën e hënë protestës së studentëve.

Kryemadhi foli dhe për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, për të cilat tha se ky është dhe objektivi kryesor, pasi sipas kryetares së LSI-së hapja e negociatave do tu garantonte Shqipërisë dhe shqiptarëve një Shqipëri evropiane.

“Objektivi kryesor i Shqipërisë sot janë hapja e negociatave për Bashkimin Europian. Sepse vetëm hapja e negociatave do t’iu garantonte Shqipërisë dhe shqiptarëve një Shqipëri evropiane, një Reformë në Drejtësi të barabartë, një sistem ekonomik të barabartë, një fuqi të barabartë për të gjithë, një arsim të barabartë për të gjithë, një shëndetësi të barabartë për të gjithë. Hapja e negociatave është objektivi kryesor, sepse pa negociata Edi Rama mund të bëjë si të dojë me shqiptarët dhe me Shqipërinë, ashtu siç ka bërë në këto vite”, tha Kryemadhi.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...