Fermerët i “merr lumi”. Investimin pas emigracionit e shkatërroi Vjosa

Saturday, 15 December 2018 21:34

Një serrë luleshtrydhesh është ndërtuar në Kafaraj të Fierit nga tre vëllezër pas 18 vitesh në emigracion.
Mondi Ahmataj kujdeset për serrën. 42-vjeçari, 5 vitë më parë, u kthye nga Greqia.

“Kam shkuar 16 vjeç në Greqi. Kemi bërë shumë sakrifica atje, por e pashë të arsyeshme që të kthehesha në vendin tim dhe të investoja këtu”, tregon Mondi.

10 milionë lekë investuan tre vëllezërit për serrën e tyre me zanatin që kishin mësuar në emigrim, por nuk gjetën atë që ëndërronin: “Vite të gjata në Greqi dhe menduam që lekët e grumbulluara t’i investonim në Shqipëri. Vitin e parë ishte mirë, vitin e dytë doli lumi dhe lekët e vitit të parë i lamë. Vitin e tretë u goditëm sërish dhe u prish prodhimi. Vjet doli dy herë lumi”, thote ai per "t.ch".

Vështirësitë e kanë lodhur, aq sa fermeri mendon rikthimin në emigrim. Ai thotë se nuk ka marrë ndihmë as nga pushteti vendor dhe as nga Ministria e Bujqësisë: “Jam bërë pishman 100 herë që jam kthyer në Shqipëri. Po ta kisha i vetëm investimin, do ta kisha lënë dhe do të kisha ikur prapë atje ku isha”.

Në Fier, si 42-vjeçari Mondi Ahmataj janë me qindra fermerë që përpiqen të kultivojnë luleshtrydhe, por që mungesa e kanalizimeve dhe argjinaturave rreth Vjosës u shkatërron investimin dhe çdo vit ata e nisin nga e para dhe me borxhe.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...