Protestë në Shijak, bllokohet rruga me Durrësin

Diel, 16 December 2018 11:53

Banorët e Shijakut, ata të ‘Katër Rrugëve’ dhe Xhafzotaj janë ngritur sot në protestë. Shkak është bërë infrastruktura e rënduar e rrugës që lidh qytetin bregdetar të Durrësit me Shijakun. Protestuesit në shenjë revolte bllokuan për disa minuta aksin rrugorë dhe iu vunë flakën kazanëve të plehrave që ndodheshin aty pranë vendit ku zhvilluan protestën. Ata kërkuan të merren masa urgjente për rikonstruksionin e kësaj rruge, që është kthyer në makthin e drejtuesve të automjeteve.
Ata thonë se, segmenti rrugor që lidhë qytetin bregdetar të Durrësit me Shijakun është tejet i amortizuar dhe bërë i pakalueshëm. Ky aks nacional vetëm pesë kilometra i gjatë po shkon drejt degradimit, pasi prej shumë vitesh në këtë segment nuk investohet. Rruga Shijak-Durrës përshkohet në të dyja korsitë e saj nga banesa dhe biznese, duke u konsideruar ndër akset me përqendrimin më të madh të zhvillimit ekonomik. Gropa, kanale, devijime, pellgje me ujë shoqërojnë segmentin përgjatë gjithë gjatësisë së tij. Për ketë arsye banorët protestuan sot, duke i kujtuar kryeministrit Rama se nuk e mbajti premtimin që dha pak muaj më parë që konsistonte në përmirësimin e infrastrukturës në këtë aks rrugor.
Protestuesit thonë se gjatë drejtimit të automjeteve e kanë thuajse të pamundur të mos shkatërrojnë makinat e tyre nëpër gropa. Nga “Kodra e Rrashbullit” e deri në afërsi të “Katër Rrugëve” aksi është totalisht i amortizuar dhe i pakalueshëm. Përveçse emërtimit, asgjë tjetër nuk ngjan më një rrugë nacionale. Ky segment 5-kilometër i gjatë por mjaftë i rëndësishëm është lënë në harresë të plotë. Që prej ndërtimit të autostradës Tiranë-Durrës, rruga Durrës-Shijak duket se është anashkaluar nga autoritetet.

 

Modifikuar më Diel, 16 December 2018 13:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...