Fotot/Presidenti Meta në Skrapar: Ideali kombëtar i skraparllinjve forcë udhëheqëse

Diel, 16 December 2018 14:26

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta vizitoi sot qytetin e Çorovodës ku u mikëprit nga Kryetari i Bashkisë së Skraparit, Nesim Spahiu, autoritete vendore, veteranë si dhe shumë qytetarë.

Gjatë një ceremonie të veçantë të zhvilluar në Pallatin e Kulturës ‘Riza Cerova’, Presidenti Meta, vlerësoi Mustafa Kajo Bakiasin-Kapinovën (pas vdekjes) me ‘Dekoratën e Artë të Shqiponjës’, si edhe dekoroi me Titullin ‘Naim Frashëri’ Baba Meleq Staravecka (pas vdekjes).

Në fjalën e mbajtur me këtë rast Presidenti Meta vuri në dukje se: ‘Skraparllinjtë kanë luftuar gjithmonë për liri, identitet dhe përparim shoqëror. Ideali i tyre kombëtar ka qenë përherë forcë udhëheqëse në betejat e pafundme për liri dhe pavarësi.

Skrapari ka qenë dhe është toka e burrave trima dhe e grave trimëresha, barrikadë e pakalueshme për çdo armik dhe bazë e palodhur e luftërave çlirimtare.
Skraparllinjtë e kanë ditur vlerën lirisë dhe i kanë vlerësuar përherë energjitë e pafundme që çliron liria dhe dinjiteti.

Nuk ka etapë dhe epope të luftës për pavarësi të Shqipërisë që bijtë e Skraparit të mos kenë pasur heronjtë dhe dëshmorët e vet!

Presidenti i Republikës theksoi gjithashtu se: ‘Nga ky panteon emrash të ndritur me propozimin e Komitetit të Veteranëve të Skraparit dhe të Kryetarit të Bashkisë, kam kënaqësinë të vlerësoj dy patriotë skraparllinj të shquar të lëvizjes sonë kombëtare dhe Pavarësisë së vendit: Baba Meleq Staravecka dhe Mustafa Kajo Bakiasi (Kapinova).
Baba Meleq Staravecka, në traditën më të shkëlqyer atdhetare të bektashianëve tanë nuk e ndau kurrë fenë nga atdheu. Ai kontribuoi në mënyrë të jashtëzakonshme për edukimin e brezave më të rinj me dashurinë për atdheun, gjuhën shqipe dhe për Zotin.
Mustafa Kapinova gjithmonë tregoi se kishte lindur për të luftuar vetëm për lirinë dhe progresin e popullit të tij.

Mustafa Kapinova ka një kontribut të shquar në forcimin e shtetit të parë shqiptar, por dhe demokratizimin e shoqërisë shqiptare.’ – vlerësoi Presidenti i Republikë

Modifikuar më Diel, 16 December 2018 14:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...