Italia nuk do marrë gjobë – Kompromis me BE. Dombrovskis: Nuk është zgjidhja ideale

E mërkurë, 19 December 2018 14:24

Komisioni Europian arriti në marrëveshje me Italinë për buxhetin e vitit 2019, gjë që do të shmangë gjobat e Bashkimit Europian kundër Romës. Zv/Presidenti i Komisionit, Valdis Dombrovskis, tha se kjo nuk është zgjidhja ideale, pasi nuk jep zgjidhje për problemet afat-gjata ekonomike të Italisë.

Megjithatë, ai shtoi se marrëveshja do të shmangë procedurat e disiplinës kundër vendit. Dombrovskis tha se vendimi mund të kthehet mbrapsht në Janar, nëse Roma nuk aplikon tërësisht marrëveshjen e rënë dakord me Brukselin.

Sipas kompromisit të arritur, Italia duhet të ulë deficitin publik për vitin e ardhshëm në 2.04% të Produktit të Brendshëm Bruto, nga 2.4% që planifikonte më parë.

Megjithatë, deficiti strukturor, që përjashton zërat e njëhershëm dhe luhatjet e ciklit të biznesit, nuk do të ndryshojë në vitin 2019, krahasuar ne nivelin e 2018-ës. Sipas rregullave të Bashkimit Europian, Roma supozohej të ulte deficitin strukturor me 0.6% të PBB.

Qeveria populiste, në planin fillestar, nuk u bind dhe kërkoi një rritje të deficitit me 1.2%. Kompromisi për mos ndryshimin e nivelit nuk është ideali, sipas Dombrovskis, por lejon Komisionin që të mos gjobisë Italinë.

Dakordësia solli një lehtësim për popullin italian, të cilët shpresojnë se Qeveria mund të vazhdojë tashmë të punojë në planet për vendin.

Klevis Llaha/SCAN

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...