Ambasadori i ri i Sllovakisë, Peter Spisiak, i paraqiti Letrat Kredenciale Presidentit Meta

E Enjte, 20 December 2018 13:16

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Republikës Sllovake në vendin tonë, zoti Peter Spisiak.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet miqësore e të bashkëpunimit midis dy vendeve. Duke iu referuar vitit 2018, si vit i kremtimit të 25-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, Presidenti Meta nënvizoi se, ky vit na gjen me një bilanc pozitiv në marrëdhëniet tona.

Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta vlerësoi intensifikimin e mëtejshëm të dialogut politik dypalësh e shumëpalësh midis dy vendeve, si dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në fushën e turizmit.

Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e deritanishme të Sllovakisë për Shqipërinë, në kuadër të procesit të integrimit evropian, si dhe shprehu besimin se kjo mbështetje do të vijojë edhe për marrjen e vendimit dhe çeljen e negociatave të anëtarësimit.

Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu rolin dhe kontributin e Sllovakisë për forcimin e stabilitetit dhe zhvillimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, përmes edhe eksperiencës dhe rolit në Grupin e Vishegradit (V4).

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...