Përse truri i harron detajet?

Premte, 21 December 2018 14:56

Kur përpiqemi të kujtojmë diçka, detajet janë më pak të rëndësishme se kuptimi i përgjithshëm.

Një studim shpjegon disa dinamika të këtyre proceseve. Truri është shumë më efikas në të kujtuarit të pjesëve që ai i konsideron të rëndësishme dhe jo të tjerave. Pavarësisht se tashmë ne jemi në dijeni të kësaj disa studime paraqitura në takimin vjetor të Shoqatës për Neuroscience në San Diego e vërtetojnë më së miri.

Sipas Focus.it, një arsye e mundshme për këtë ‘mbrojtje’ është e natyrës evolucioniste: për mbijetesën tonë është shumë më e dobishme të mbahet mend një ide abstrakte, sesa detajet individuale. Për shembull, nëse një qen kafshon nuk është thelbësore të mbani mend ngjyrën e qenit madhësinë apo pamjen e tij, është më e rëndësishme të dimë se nëse shqetësojmë një qen, mund të na kafshojë.

Por vështirësia në kujtimin e detajeve gjithashtu ka një shpjegim që ka të bëjë me mënyrën se si ruhet informacioni – dhe kur është e nevojshme, truri kujton. Për të gjetur se cilat ishin pjesët që truri i jepte përparësi, në rindërtimin e një skene, shkencëtarët në Universitetin e Birmingham kërkuan 22 vullnetarë që të mësonin përmendësh 128 objekte që u shfaqën në një ekran kompjuterik, element i kontekstit (për shembull, një peizazh malor) dhe një objekt (për shembull, një kivi).

Dy ditë më vonë, studiuesit i paraqitën vullnetarëve vetëm imazhin e kontekstit dhe kërkuan të mbanin mend objektin e përputhshëm. Të anketuarit ishin në gjendje të kujtonin kategorinë abstrakte të përkatësisë së objektit (fruta) në 79% të rasteve. Gjatë kësaj përpjekjeje, në neokorteksin (shtresa më e jashtme e trurit, përgjegjëse për funksionet njohëse) kishte një kulm të ngjashëm me atë që ndodh gjatë gjumit, faza kryesore e konsolidimit të kujtimeve.

Ajo që vërehet ka kuptim të përsosur, sipas shkencëtarëve. Kur shohim një skenë, truri fillimisht analizon detajet perceptuese ngjyrën, formën, orientimin, me qendrat vizuale. Ky informacion pastaj i dërgohet neokorteksit, ku konsolidimi i kujtesës bëhet në formën e saj abstrakte. Por kur kujtojmë, procesi zhvillohet në rend të kundërt: së pari, kategoria e përgjithshme kthehet në mendje, dhe pastaj, duke u përpjekur pak, kujtojmë detaje të veçanta.

Kjo është arsyeja pse është më e lehtë të kujtohet kuptimi i përgjithshëm i një skene dhe jo detajet e tij specifike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...