Humbje të mëdha për artin shqiptar, figurat e njohura që ndërruan jetë në 2018-tën

Tuesday, 01 Janar 2019 09:46

2018-ta ishte një vit që shënjoi humbje të mëdha në radhën e artistëve të shquar shqiptarë. 

Figura të nderuara që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në artin shqiptar ndër breza, fatkeqësisht u ndanë nga jeta. Megjithatë veprat e artistëve gjithmonë mbesin, kështu që një artist është e vështirë ta harrosh.

Mjeshtri i valleve shqiptare, Rexhep Çeliku në 12 janar të 2018-tës u nda nga jeta në moshën 63-vjeçare. Pak ditë përpara vdekjes presidenti Meta i akordoi titullin “Nderi i Kombit” për të gjithë kontributin e tij. Më parë Çeliku mbante edhe titullin “Mjeshtër i Madh”.

Tenor i mirënjohur, Gaqo Çako u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare në gusht të 2018-tës. Ai ishte një nga emrat më të mëdhenj në Panteonin e muzikës shqiptare. I nderuar me titullin “Nderi i Kombit” dhe “Artist i Popullit”, Gaqo ka qenë tenori kryesor për tre dekada me radhë në “Teatrin e Operas dhe Baletit”.

Pas një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë, shkrimtari i njohur shqiptar, Fatos Arapi u shua në moshën 89-vjeçare. Vdekja e tij është një humbje e madhe për letërsinë shqipe, sepse Arapi është shquar gjithmonë për poezitë. 10 vite më parë ai fitoi “Kurorën e artë” në një manifestim poetik.

Legjenda e humorit shqiptar, Fadil Hasa, në 16 korrik 2018 ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare. Ai nuk mundi të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë në mushkëri, megjithatë la pas veprat e tij. Hasa ka qenë ndër aktorët e preferuar të publikut dhe figura e tij është e pangatërrueshme për shkak të roleve shumë të njohura në filmat shqiptarë. Më i paharruari dhe sigurisht i preferuari i publikut shqiptarë do të mbetet roli i Hekuranit në filmin “Mao Ce Dun”. Hasa mbante titullin “Artist i Merituar”.

Aktori i mbi 70 roleve në teatër dhe kinematografinë shqiptare, Luan Qerimi, u nda nga jeta në dhjetor të 2018-tës. Artisti i shquar u shua në moshën 89-vjeçare. Ai mbante titullin “Artist i Merituar” dhe ka luajtur në disa role si për shembull tek: “Arturo Ui”, “Otello”, “Orët e Kremlint:”, “Vdekja e kalit” etj. 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...