Lot hidhërimi e gëzimi, historia e 78-vjeçares që preku zemrat e shqiptarëve

Tuesday, 01 Janar 2019 14:43

Të shumtë kanë qënë personazhet që ka trajtuar emisioni “Me Zemër të Hapur” në këtë sezon. 

Shumë prej tyre kanë gjetur zgjidhje dhe madje jeta e tyre ka marre një tjetër rrjedhë. Në studio në emisionin e fundvitit ishin të ftuar tre personazhe që kanë lënë gjurmë siç ishte rasti i të moshuarës Hafize Muça , 78 vjeçarja e cila preku zemrat e shumë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, pasi ishte braktisur nga 9-të fëmijët e saj. Një numër i lartë ndjekësish reaguan dhe dhanë ndihma për nënën e cila tashmë ka ushqime për të jetuar, disa kanë depozituar para në numrin e llogarisë bankare të saj Raiffeisen bank : AL 78202310110000000010870465 .

E moshuara Hafize Muça, nënë e 9 fëmijëve, disa prej të cilëve jetojnë jashtë vendit, rrëfeu jetën e saj të vështirë në fshat në një banesë që nuk plotëson kushtet me minimale te jetesës.78-vjeçarja u shpreh se si ka rritur me sakrificat 5 vajzat dhe 4 djemtë e saj, ku këta të fundit jetojnë në Greqi se bashku me familjet e tyre. Ndërkohë vajzat, 2 janë të martuara në Lushnjë, 2 në Elbasan dhe njëra në Kretë. Vajzat që janë me afër vijnë me shpesh se të tjerët thotë ajo, por jeton krejt e vetme në një banesë të vjetër.
 

 

Një tjetër histori e trajtuar në emisionin me ‘Zemër të Hapur’ ishte edhe ajo e Fatjonit , djalit mirditor që kërkoi ndihmë për t’u shkolluar dhe strehuar, apo inxhinierin nga Vlora Amanti Shakaj i cili prej muajsh nuk takonte të birin pasi përmbarimi nuk po ekzekutonte vendimin.

Situata e Flutura Hasanajt gjithashtu ishte problematike pasi vendimi gjykates per kujdestarine e djalit nuk po zbatohej. Nëna iu drejtua emisionit dhe më në fund pas insistimit të stafit të emisionit “Me Zemër të Hapur” nëna përqafoi të birin. Raste të trishta, por që u rikthyen për të dhënë lajme të mira falë punës së stafit me gazetaret, Ervisa Lula , Eriselda Martini dhe autoren Evis Ahmeti.
(BalkanWeb)

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...