Banorët e “Astirit” sfidojnë Ramën në debat: Hajde po ta mbajti

E Enjte, 03 Janar 2019 17:26

Banorët e “Astirit” vijojnë protestën e tyre të pa ndërprerë as edhe natën e ndërrimit të viteve, ndërsa sot kanë prekur ditën e 61-të të saj.

Banorët që tashmë nuk kërkojnë vetëm dëmshpërblim në vlerë 100% të banesës apo biznesit të prekur nga projekti i Unazës së Madhe, por anulimin e plotë të këtij projekti, pasi sipas tyre është i korruptuar, kanë bllokuar sërish qarkullimin e automjeteve.

Në përkrahje të banorëve kanë shkuar sërish deputetë të opozitë, ku deputeti demokrat Klevis Balliu, u shpreh se protestuesit kanë mbështetjen e opozitës së bashkuar dhe kanë për të fituar.

Nga ana e tij, Dorian Protoduari, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama, se nuk do të mund t’i shkulë nga shtëpitë e tyre pa i vrarë më parë.

Ai u shpreh se janë të gjithë të bashkuar për një qëllim, ndërsa juristi Artan Manushaqe, i bëri thirrje prokurorisë të nisë hetim mbi të gjitha koncesionet.

Modifikuar më E Enjte, 03 Janar 2019 20:08

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...