Përplasi për vdekje italianin, shqiptarja: Ja çfarë ndodhi

Saturday, 05 Janar 2019 16:57

Edhe pas marrjes së përgjegjësisë nga 24-vjeçarja Aurela Perhati, vrasja e 53-vjeçarit Massimo Garitta mbetet ende në rrethana të paqarta plotësisht. Pse e reja shqiptare duhet të merrte në makinë një njeri të panjohur si Garitta, i njohur si lypës e përdorues droge, është pyetja që ngrenë autoritetet italiane edhe pas dëshmisë së Aurelës.

Avokati i vajzës, Luca Amerio, në një intervistë radiofonike ka sqaruar versionin e dhënë nga 24-vjeçarja kur është marrë në pyetje.

 “Ishte një ngjarje tragjike dhe fatkeqe. Perhati është shprehur se çdo gjë e bëri për t’iu shmangur tentativës për dhunë seksuale. Ishte vetë ajo që ia sqaroi hetuesve se Garitta i kishte pantallonat e ulura. Dhe ky është një element i rëndë që askush s’e ka përmendur, por që në fakt e ka tronditur vajzën. Aurela ka deklaruar se ka mundur të dalë nga makina bashkë me të. Dhe kur e pa veten në një pozitë më të mirë se sa viktima, ajo i ka dhënë makinës shpejt për t’u larguar, por ndërkohë ishte errësirë dhe e ka përplasur atë pasi nuk e ka parë,” tregon avokati.

Dhe për sa i përket dyshimeve të policisë që pse Aurela e hipi në makinë është sepse Garitta fillimisht i kishte kërkuar që t’i bënte vetëm një xhiro dhe i kërkoi monedha dhe duhan.

Ngjarja e rëndë ndodhi natën e ndërrimit të viteve, ku 24-vjeçarja shqiptare Perhati akuzohet për vrasjen e 53-vjeçarit italian.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...