Paralajmërimi për Ramën: Sot do të shohë fytyrën e vërtetë të studentëve

Hënë, 07 Janar 2019 10:42

Studentët mbeten të vendosur për bojkot 100% të auditoreve ditën e sotme.

Teksa ka nisur grumbullimi i tyre, studentët tek Politekniku në një prononcim për gazetaren e Ora News, Nertila Dosti, u shprehën se veç Tiranës do të ketë protestë dhe në rrethe.

Studenti: Kemi dalë unanimisht për 100% bojkot. Studentët janë futur në shkollë pasi nuk ka ardhur akoma ora që të nisemi drejt Kryeministrisë.Ata pak studentë që janë për zhvillimin e mësimit janë thjesht të dizinformuar ose të painformuar. Marshimi do të nisë në 10 deri në 10:30. Protesta do të jetë para Kryeministrisë. Nga rrethet presim Elbasanin dhe Durrësin që janë më afër. Në Gjirokastër, Shkodër dhe Korçë do protestojnë në qytetet e tyre se janë më larg dhe nuk kanë mundësi të vinë.

Lidhur me Paktin për Universitetin të qeverisë, ata e cilësojnë fasadë. Teksa lëshuan dhe një paralajmërim për Ramën.

Studenti: Kjo është thirrja e fundit nga studentët. Sot do të shohë fytyrën tonë të vërtetë sepse deri tani është tallur me ne. Boll me tentativat me freshista, pedagogë dhe rektorë të shitur. Ne nuk na blen dot.Kemi pasur presione. Që në mëngjes ka ardhur poolicia duke mos na lejuar të thirrim studentët për bojkot. Studentëve u janë bërë presion dhe nga dekanët dhe anëtarët e partive që janë futur në Universitete, kryesisht FRESSH. Por nuk do t'ia arrijë dot, kauza jonë mund të jetë politike, por nuk është partiake.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...