Protesta para kryeministrisë, studentët: Na i kanë shantazhuar prindërit

Hënë, 07 Janar 2019 10:49

Të mbledhur në një numër të konsiderueshëm para Kryeministrisë, studentët kanë nisur protestën e tyre për të kërkuar realizimin e të gjitha kërkesave të tyre.

Vendimi i Këshillit të Ministrave, që Rama publikoi para pushimeve të fundvitit me disa favore të studentëve, por jo kërkesave të tyre të plota, për studentët është vetëm një kamuflim. Ata kërkojnë që të mblidhet parlamenti, dhe të ndryshohet ligji i arsimit të lartë.

VKM, kryeministri i ndryshon në cdo moment. Duhet votimi i plotë i kërkesave tona të bëhet në parlament dhe të amendojë ligjin, që kushdo të vijë në qeveri mos të guxojë ta prekë ligjin e arsimit të lartë”, tha një prej studentëve protestues.

 

Për disa student që kanë tentuar  të shkojnë në auditore, shokët e tyre në protestë u shprehën se është një nënshtrim ndaj sistemit që nuk duhet të ndodhë.

“Qëndroni të bashkuar, merrni shkokët edhe shoqet, kjo protestë është për gjithë rininë”, u shpreh një i ri.

Ndërkohë, një nga studentët organizatorë të protestës, pa bërë publik emra, tha se “kanë shantazhuar prindërit që fëmijët e tyre të shkojnë në fakultete” 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...