Zbardhet dosja/ Vrasja e Griseldës, flet shoqja e saj: Një person e kapi nga bluza dhe…

Premte, 11 Janar 2019 18:25

Zbardhet dosja e plotë e ngjarjes në zonën e Laprakës, ku mbeti e vrarë adoleshentja Griselda Gjikola dhe u plagos shtetasi Erjon Benga.

Një nga personat që është marrë në pyetje nga Prokuroria, në cilësinë e personit në cilësinë e personit që deklaron rrethana të dobishme për hetimin, ka qenë edhe shoqja e viktimës, Arsela A, ku nga deklarimet ka rezultuar se nuk ka pasur dijeni për konfliktin e ndodhur para disa ditëve në Laprakë ku ishte përfshirë edhe shtetasja Griselda Gjikol
Sipas shoqes së Griseldës përpara disa kohësh në rrugën “Dritan Hoxha”, ka qenë duke kaluar me Griseldën, kur një djalë ka kaluar afër saj dhe e ka ngacmuar me fjalë.
Sipas deklarueses ajo nuk i ka kthyer përgjigje, por Griselda i ka thënë se ky djalë ishte kthyer sërish prapa dhe në momentin që është afruar ka tentuar që ta kapte nga bluza që kishte veshur. Sipas deklarueses, është kthyer dhe me një palë çelësa që kishte në dorë ka tentuar që ta godiste për ta frikësuar.

Sipas deklarueses, nuk e njihte personin në fjalë dhe nuk e ka goditur sepse ai iku me vrap. Ajo ka deklaruar se para dy ose tri javësh, i dashuri i Griseldës ka marrë në telefon motrën e saj Rominën dhe i ka thënë se i kishte një nder borxh, pasi kishte rrahur djemtë që e kishin ngacmuar./PANORAMA/

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...