Përdori fëmijët si “mburojë”, nëna shqiptare në Greqi kapet me makinën plot me drogë

E Enjte, 17 Janar 2019 10:52

jë nënë e re shqiptare është arrestuar nga policia greke pasi u kap me një sasi prej 35 kilogramë hashash në makinën që ajo e kishte marrë me qira.

Ajo ka përdorur fëmijët e saj të vegjël, të cilët ndodheshin në sediljen e pasme të makinës, për të shmangur dyshimet e policisë.

Siç shkruajnë mediat greke, shqiptarja përdori dy fëmijët njërin dy vjeç e gjysmë dhe tjetrin disa muaj, për të mbuluar gjurmët.

Por autoritetet në Igumenicë kishin marrë informacion për drogën që ndodhej në makinën e nënës shqiptare, raporton "Ora" nga Athina.

Policia e ndaloi shqiptaren dhe i kontrolloi makinën, ku i gjeti 33 pako kanabis me peshë totale 35 kg.

E reja shqiptare u arrestua dhe u dërgua në organet e drejtësisë, me akuzën e transportit të lëndëve narkotike.

Po ashtu policia ndaloi edhe pronarin e kompanisë që jepte makina me qira.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...